• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet t’i gjykojmë Elvanën dhe sojin e saj?

by Mentor Kikia
07/10/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Natyrisht, në një shoqëri ku kritika dhe sharja është profesioni më masiv, Elvana Gjata do të ishte një prehë e mirë për gostinë e shtruar në rrjetet sociale me rastin e një ngjarjeje kriminale, ku këngëtarja thuhet se ishte sebepi.

Jo vetëm në këtë rast, për mua është e papranueshme sjellja jonë prej turme të uritur, e cila sulet të shqyejë viktimën e rradhës që hidhet në arenë.

Njësoj si në ata filmat epikë, që tregojnë se si njerëzit e paditur ftoheshin të qëllonin me gurë njeriun që besonte në një tjetër Zot.

Ajo vajzë nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për atë ngjarje. Madje dëshmitë tregojnë se është përpjekur të shuajë grindjen.

Por besoj e dini se si sillen të fortët, që, për të treguar se sa shumë e duan vajzën që kanë në krah, janë gati t’i vënë zjarrin qytetit, edhe pse dikush thjeshtë e shikon atë.

Por, në tërë këtë histori, ka një gjë tjetër që është po aq e rëndë sa dhe një krim. Mënyra se si po shtresëzohet shoqëria jonë.

A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë?

Padyshim që gjithkush është i lirë të bëjë ç’të dojë me jetën e tij, e nuk i detyrohet askujt t’i japë llogari (përveç ligjit).

Por këta njerëz janë publikë, kanë nga 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, përmes të cilave i bëjnë marketing punës së tyre, por përhapin edhe stilin e tyre të jetesës dhe modelin tek ndjekësit e tyre.

Jeta e tyre ekstravagande, luksi i shfrenuar që nuk justifikohet kurkund me suksesin në profesionin që kanë, nuk u përkasin vetëm atyre, në kuptimin social të fjalës.

Veç ndjekësve në rrjetet sociale, ata ftohen edhe në studiot e televizioneve, ku promovojnë muzikën, por edhe sjelljen dhe modelin e jetesës. Pra, me jetën e tyre, ata ndikojnë tek të tjerët, veçanërisht të rinjtë.

Në këtë këndvështrim, Elvanën nuk duhet ta gjykojmë si përgjegjëse për atë ndodhi. As se përse zgjodhi të kishte në krah një njeri të pasur dhe të gatshëm të vrasë këdo që i hedh sytë asaj. Por, po, atë mund ta gjykojmë si modelin ‘e shëmtuar’ të një këngëtareje. Dhe për këtë arsye, ata që janë ndjekës të saj, kanë të drejtë edhe ta përbuzin.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Elvanën!

Suksesi i këtyre njerëzve varet nga sa i ndjekin. Dhe ata bëjnë gjithçka për t’i shtuar ndjekësit. Për këtë arsye ata u detyrohen këtyre njerëzve, qoftë dhe një mesazh të mirë.

Por mesazhi nuk është ky. Sa prej atyre, që kapardisen me makina sheikësh e avionë privatë, u përfshi në një fushatë për të mbështetur gratë e dhunara, apo në një aktivitet bamirësie? Besoj e ndiqni Dua Lipën. Jo vetëm një talent i madh, por edhe një aktiviste shoqërore shumë e madhe.

Nuk dua të bëj moralistin. Por, në vend të këtyre mesazheve, këto prezantojnë fotot me çizme të dedikuara që kushtojnë 10 mijë dollarë, pellushë 5 mijë Euro, unaza me diamantë, makina që kushtojnë sa një apartament etj.

Jo, ky nuk është mesazhi i duhur në një shoqëri ku gjysma e fëmijëve nuk kanë ç’të veshin. Ky është një karshillëk pervers.

E di, ju nuk i detyroheni askujt, për asgjë. Këtë luks nuk e keni me paratë e taksapaguesve. Por kjo është kostoja e të qenit njeri publik.

Ndryshe mbyllini ato llogari në rrjetet sociale, zhdukuni edhe nga ekranet dhe shkoni e shijoni luksin tuaj.

Next Post
Presidenti bjellorus Lukashenjo: Druri është i dobishëm për fëmijët

Presidenti bjellorus Lukashenjo: Druri është i dobishëm për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com