• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të vaksinohen fëmijët kundër Covid-19?

by Java News
22/05/2021 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga James Gallgher, BBC

Vaksinimi i fëmijëve është tashmë një fakt dhe i pranuar gjerësisht – fruthi, shytat, poliomieliti, difteria, meningjiti kolla e mire….ka një listë të gjatë.

Po a duhet të vaksinohen  kundër Covid fëmijët?

SHBA ka imunizuar tashmë rreth 600,000 fëmijë, të moshës midis 12 dhe 15 vjeç. Vendi pret të sigurojë të dhëna të tjera të mjaftueshme të sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës për të vazhduar vaksinimin vitin e ardhshëm.

Mbretëria e Bashkuar nga ana tjetër po vazhdon fushatën e vaksinimit të të rriturve, të cilët presin të marrin dozën e tyre të parë deri në fund të korrikut – por ende nuk ka marrë asnjë vendim për fëmijët.

Ekziston një pyetje shkencore – a do tu shpëtojë jetën vaksinimi i fëmijëve?

Ekziston gjithashtu një dimension moral dhe etik nëse dozat e destinuara për fëmijët do të shpëtonin më shumë jetë nëse do tu jepeshin punonjësve shëndetësorë dhe të rriturve në vendet më të prekura.

Rreziku i infektimit me Covid tek fëmijët është shumë i ulët

Një argument kundër vaksinimit të fëmijëve është se ata përfitojnë relativisht shumë pak nga dozat që marrin.

“Për fat të mirë një nga të mirat e pakta nga kjo pandemisë është se fëmijët preken shumë rrallë nga ky infeksion,” sipas mjekut Adam Finn.

Infeksionet tek fëmijët janë të lehta ose asimptomatike, gjë që është në kontrast të madh  me grupmoshat më të vjetra, të cilët kanë përparësi nga fushatat e vaksinimit. Një studim në  shtatë vende, botuar në Lancet, theksoi se më pak se dy në 1 milion fëmijë vdiqën për shkak të pandemisë, raporton abcnews.al

Edhe fëmijët që kanë probleme shëndetësore që janë më të rrezikuar nga Covid-19 nuk janë vaksinuar ende në Britani. Vaksinat janë të sigurta, por rreziku dhe përfitimi ende duhet të peshohen me kujdes.

Disa vende mund të përfitojnë nga vaksinimi i fëmijëve

Ekziston një përfitim tjetër i mundshëm nga vaksinimi i fëmijëve – mund të shpëtojë jetën e njerëzve të tjerë. Kjo është një qasje që përdoret tashmë për gripin. Fëmijëve britanikë të moshës nga dy deri në 12 vjeç vaksinohen kundër gripit kryesisht për të mbrojtur gjyshërit e tyre, çdo vit. Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe me vaksinat antiCovid të cilat mund të kontribuojnë në imunitetin e  tufës, raporton abcnews.al

Vetëm një dozë duket se zvogëlon mundësinë e infektimit me virus. Fëmijët nuk  janë personat që përhapin më shumë koronavirusin, por adoleshentët ende mund të kenë një rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid.

Koronavirusi, shkollat ​​dhe fëmijët – cilat janë rreziqet?

“Ka sigurisht prova për transmetimin e virusit në shkollat e mesme, kështu që vaksinimi mund të ketë një ndikim në transmetimin e përgjithshëm,” tha Dr Adam Kucharski, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i ngadaltë. Më shumë se një e katërta e 16 dhe 17-vjeçarëve në Angli kanë antitrupa pavarësisht se nuk janë vaksinuar. Kështu që Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e ngjashme mund të zbulojnë se kanë imunitet të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e virusit pa vaksinuar fëmijët.

Australia është një vend që lufton me skepticizmin e banorëve për tu vaksinuar dhe nuk ka arritur ende imunitetin e tufës.

A është moralisht e pranueshme?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar  se vendet e pasura duhet të shtyjnë planet e tyre për të imunizuar fëmijët dhe t’i dhurojnë vaksinat në vendet më të prekura. Prof Andrew Pollard, i cili udhëhoqi provat klinike të vaksinës Oxford-AstraZeneca, tha se ishte “e gabuar moralisht” ti japësh përparësi vaksinimit të fëmijëve.

Ky është një vendim politik nëse duhet t’i japim përparësi fëmijëve në krahasim me të rriturit që  vdesin diku tjetër në botë./abcnews.al

Next Post
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Ky është kushti kryesor

Gjermania i kërkon me ngulm Holandës e Francës liberalizimin e vizave për Kosovën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

February 16, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

February 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS

February 16, 2026
Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Edi Rama sot në Kosovë, takime me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

February 16, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In