• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të shqetësohemi për fatin e SPAK, pas pezullimit të financimit nga ana e SHBA-së?

by Java News
29/01/2025 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Brixhilda Xhuraj

Një notë diplomatike iu dërgua të gjithë institucioneve më të larta në Shqipëri nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Aty njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Ndër institucionet e larta që ka marrë këtë letër është edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka pasur një mbështetje shumë të gjerë dhe të fortë nga administrata amerikane prej krijimit të saj, duke marrë ndihma si financiare, ashtu edhe logjistike.

Lajmi gjithsesi nuk vjen i papritur dhe i paparalajmëruar, por është një fakt që sjell shqetësime të shtuara kudo në botë ku ndihma amerikane ishte e pranishme dhe për interesin e shqiptarëve, pa diskutim në Ballkanin Perëndimor.

Por, nëse i referohemi në veçanti SPAK-ut, si mund të ndikojë pezullimi i ndihmës amerikane për të paktën disa muaj dhe, a do të funksionojë Prokuroria e Posaçme pa frikë – siç ka treguar deri tani – për sa kohë nga partneri më i fuqishëm mund të mos ketë deklarata mbështetëse, apo aq më pak nderime për kreun e SPAK, Altin Dumani, me dekorata nga DASH-i?

Pikë së pari, duhet thënë se urdhri ka të bëjë në veçanti me financimet amerikane dhe me aspektin logjistik dhe jo me aspektin demonstrativ të deklaratave.

Përtej kësaj, SPAK gëzon një tjetër aleat të rëndësishëm si Bashkimi Evropian, ndaj, edhe nëse do të nevojiten financime shtesë, apo logjistikë, agjencitë e ndryshme të Unionit mund ta ndihmojnë Prokurorinë e Posaçme në këtë drejtim, me SHBA-të që kalojnë në një rol më pasiv.

Pesha gjithsesi mbetet e madhe në kushtet kur qëndrimet e amerikanëve janë shumë më të fuqishme se ato të evropianëve, duke përmendur fjala bie në veçanti përcaktimin e politikanëve të caktuar si “të padëshiruar” në tokë amerikane, me rastin par excellence atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht kreu i Partisë Demokratike.

Pra, është e qartë se boshllëkun logjistik SPAK mund ta plotësojë me partnerët evropianë, por qëndrimin e fortë amerikan, ndoshta jo.

Kjo gjithsesi duhet marrë me rezerva, sepse Prokuroria e Posaçme jo domosdoshmërish duhet të mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit me qëndrime diplomatike për të kryer funksione.

Makineria e shtetit amerikan i ndan frontet politike nga ato teknike dhe në këtë rast, SPAK mbështetet në dy zyrat më të mëdha të hetimit dhe spiunazhit në botë: CIA dhe FBI.

Sa i takon Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, CIA, lajmi i mirë është që një figurë tejet dashamirëse me shqiptarët është emëruar me ardhjen e Trump në krye të Agjencisë.

Next Post
E sulmuan për foton me Linda Ramën, Demalia: Është për të vënë duart në kokë, jemi kushërinj

E sulmuan për foton me Linda Ramën, Demalia: Është për të vënë duart në kokë, jemi kushërinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In