• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor?

by A R
12/01/2020 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Gafur Muka*

Deri para pak kohësh, në përgjigjen pohuese ndaj kësaj pyetje, dukej sikur kishe mbështetjen e plotë të opozitës dhe, së paku, neutralitetin e shumicës. Po tani?

Duket qartë që balanca ka ndryshuar. Opozita shprehet dakord për sistemin ekzistues të listave të mbyllura, ndërkohë që shumica vazhdon të duket e painteresuar. Flamurin e kërkesës për ndryshimin e sistemit tani po e mban vetëm ajo që është opozitë në parlament. Në këto kushte shtrohet pyetja: si do të vejë halli i sistemit zgjedhor? Mundësia më e madhe është që të mbetet ky që është. Pra, në zgjedhjet e rradhës përsëri të kemi deputetë ata që janë dele të kryetarëve. Personalisht mendoj që kjo situatë i intereson shumicës, ndërsa për opozitën është dekurajim i shpresës për ndryshim. E them këtë nisur nga pritshmëria që ekziston tek përkrahësit e saj. Këta, dmth përkrahësit, nuk e kanë hallin shumë tek zgjedhjet e “krahut të tyre” por tek ato të krahut kundërshtar. Ata janë të bindur që Edi Rama, si usta i vjetër, do dijë kë të caktojë në lista, në mënryrë që të vazhdojë të qeverisë si “luan i vërtetë”. Dhe kjo bindje natyrisht që ua prish humorin. Prandaj ata e duan ndryshimin e sistemit. Edhe pse, po ta analizosh teorikisht, edhe sistemi ekzistues nuk ka arsye pse të mos funksionojë. Teorikisht ama, pasi praktikisht, përveç asaj që përmendëm ka edhe shkaqe të tjera që e favorizojnë ndryshimin. 

Së pari, sistemi ekzistues ka dështuar në rezultat. Në zbatim të tij, në Parlament, kanë hyrë shumë individë pa personalitet, duke nënkuptuar me këtë jo krejt padijen e tyre, por edhe zellin për t’u vënë në shërbim të kryetarit. Natyrisht, deputetët duhet ti nënshtrohen vullnetit politik të partisë. Dhe kur thuhet “vullneti politik i partisë”, kihet parasysh që vendimmarrja është vërtet e strukturave të saj dhe jo thjesht e kryetarit apo një grupi të vogël rreth tij. Dalja nga rrjeshti duhet të jetë shumë e argumentuar dhe bindëse për antarësinë e partisë. Ndërkohë ajo që ka ndodhur është “deleria” e deputetëve. Në bindjen e elektoratit ky është një difekt i sistemit.  

Së dyti, sistemi ekzistues është i dëmtuar në imazh. Po ta pyesësh elektoratin për cilësinë e deputetëve të tanishëm në krahasim me cilësinë e deputetave të zgjedhur me sistemin mazhoritar përgjigja, në shumicën dërrmuese, do ishte që deputetët e mëparshëm ishin “lule” në krahasim me këta të tanishmit. 

Ka lidhje sistemi me këtë? Nuk mund të mohohet lidhja, pasi përgjegjësia e individit dhe angazhimi i tij kushtëzonin suksesin. A duhet atëhere t’i kthehemi këtij sistemi? Në përgjigjen pozitive, kundërshtimet lidhen me bindjen se individët që do përzgjidhen me këtë sistem do jenë të fuqishmit oligarkë. Natyrisht që kjo nuk përjashtohet, por ama të mos harrojmë se aktualisht ekziston një kuadër ligjor që ua vështirson deri në pamundësi individëve me precedentë penalë, pra edhe oligarkëve që të bëjnë hatanë, guximin për të kandiduar. Ligji i dekriminalizimit psh i fut në “birë të gjilpërës”  kandidatët me precedentë penalë. Edhe oligarkëve të fuqishëm ai ua nxjerr “në pazar” bëmat e tyrë të paligjëshme. Kështu ata do mendohen mirë kur të vendosin për shpalljen e kandidaturës. 

Më shumë zvogëlohet reziku me sistemin me lista të hapura. Në këtë rast edhe politika vetë do angazhohet në seleksionimin e kandidaturave që politikisht të jenë aktive dhe moralisht të pëlqyeshme nga elektorati.

Sa i përket diskutimit të mëtejshëm për sistemin ekzistues, opozita duhet të marrë në konsideratë faktin që elektorati i saj e shikon sistemin edhe si një vullnet të Edi Ramës. Në këtë kuptim, dakordësia për ta mbajtur këtë sistem, gjykohet si një lëshim që i bëhet kryeministrit ekzistues. Dhe kjo është shumë për votuesit e “Rama ik”.

Me siguri ka edhe plot arsye të tjera në favor të ndryshimit të sistemit, siç ka edhe argumente në favor të mosndryshimit. Opozita e ka shansin të mendohet mirë duke analizuar ndikimin që ka vendimmarrja e saj në elektorat. Ky i fundit ka nevojë t’a ndjejë frymën kundër status quo-së së tanishme.

*Pedagog

Next Post
Ftesat e Thaçit dhe mospërgjigja e Albin Kurtit: Do ta takoj, por datën se kur e formoj qeverinë s’e përcakton ai

Kurti: Negociatat me LDK nuk janë të lehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

Saturni hyn në prapavijë deri më 10 dhjetor, ja çfarë ndryshon për 12 shenjat e horoskopit

July 26, 2026
Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

Rusia kërkon ekstradimin e ish-kryeprokurorit që kërkoi arrestimin e Putinit

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In