• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të ndjekë Shqipëria shembullin e Greqisë për “non gratat” në gazetari?

by Ermal Peçi
29/11/2025 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Greqia ka bërë së fundmi atë që shumë shtete europiane e praktikojnë pa hezitim: ka shpallur “non grata” dy gazetarë që, sipas autoriteteve helene, cënonin interesat kombëtare. Kjo nuk është hera e parë. Lista e gazetarëve dhe individëve të shpallur të padëshirueshëm nga Athina është zgjeruar vit pas viti, si pjesë e një politike të qartë për të mbrojtur imazhin, sigurinë dhe sovranitetin e saj.

Mund të diskutohet pafund nëse këto vendime janë gjithmonë të drejta, të argumentuara, apo të përdorura politikisht. Por një gjë është e sigurt: Greqia vepron. Ajo ngre receptorët, identifikon individët që sipas saj dëmtojnë interesat kombëtare apo edhe axhendat e tyre politike dhe merr masa.

Pyetja që lind natyrshëm është: Po Shqipëria çfarë bën?

Shqipëria shpesh ka treguar një butësi të çuditshme në raport me individët e huaj, gazetarë, biznesmenë, “analistë” të importuar apo figura të dyshimta, të cilët ndërhyjnë në debatin publik shqiptar, nxisin tensione etnike, përhapin propagandë kundër interesave tona, apo ndikojnë drejtpërdrejt në proceset politike dhe ekonomike të vendit.

Ndryshe nga Greqia, Shqipëria rrallë reagon. Me një lloj naiviteti diplomatik, ne shpesh e ngatërrojmë hapjen ndaj botës me mungesën e filtrave. E ngatërrojmë lirinë e medias me imunitetin absolut të kujtdo që përdor kartën e gazetarit për qëllime krejt të tjera.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që kufizohet në kufi nga tokat e saj e për këtë arsye mekanizni i “non gratës duhet të jetë më efikas.”?

Shqipëria duhet të ketë mekanizma të qartë për individë – pavarësisht profesionit – që veprojnë kundër interesave kombëtare. Jo për të ndëshkuar kritikën. Jo për të kufizuar lirinë e shprehjes.
Por për të mbrojtur vendin nga: Gazetarë që përdoren si instrument propagande nga shtete të tjera.
Biznesmenë që investojnë në Shqipëri vetëm për të krijuar ura ndikimi politik.
Individë me rol publik që financohen, drejtohen ose udhëzohen nga agjentura të huaja.
“Ekspertë” dhe “analistë” që nxisin destabilizim në rajon duke goditur interesat shqiptare.

Në botë por edhe në Ballkan, informacioni është armë. Kush e përdor për të manipuluar opinionin, për të nënshtruar publikun, apo për të fabrikuar realitete të rreme, nuk mund të pretendojë imunitet. Ministria e Jashtme dhe Kryeministri duhet të jenë më vigjilentë. Po aq edhe Shërbimet Inteligjente, struktura që shpesh kanosen me politizim dhe nuk guxojnë të ndezin alarmin kur individë me pasaporta të huaja hyjnë e dalin në Shqipëri duke kryer aktivitete që askush nuk ia lejon vetes në Greqi, Itali apo Francë.

Shqipëria nuk është më një vend periferik. Ne kemi role kyçe në rajon, jemi pjesë e proceseve gjeopolitike dhe ndikimet e huaja janë të forta. Të mos kesh politika mbrojtëse sot nuk është thjesht neglizhencë është rrezik kombëtar.

Nuk bëhet fjalë për reciprocitet të verbër dhe as për hakmarrje. Bëhet fjalë për krijimin e një standard kombëtar, një mekanizëm të ngjashëm me vendet që e marrin seriozisht rolin e shtetit. Nëse Greqia, një vend i BE-së, e përdor këtë instrument për siguri kombëtare, edhe Shqipëria ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të bëjë të njëjtën gjë kur rrezikohet interesi i saj.

Shqipëria duhet të dalë nga faza e naivitetit. Të kuptojë se vendet serioze nuk presin që t’i digjet shtëpia për të thënë “duhet të kisha vënë alarm zjarri”. Greqia mori një vendim të fortë. Ne mund të mos e pëlqejmë, por duhet ta kuptojmë logjikën pas tij. Dhe duhet të fillojmë të pyesim veten: Kush po hyn në vendin tonë? Kush po ndikon tek publiku ynë? Kush po dëmton interesat tona?

Kombi që nuk mbron interesat e veta, nuk mund të pretendojë respekt nga askush tjetër, sepse siç ka thënë edhe i madhi At Gjergj Fishta “Shqypnia nuk ka miq ma të mirë se bijtë e saj” dhe bijtë e saj duhet të kujdesen për këtë vënd.

Next Post
I pari zyrtar që celebrohet në detyrë/ Kryeministri australian Albanese martohet në rezidencën zyrtare

I pari zyrtar që celebrohet në detyrë/ Kryeministri australian Albanese martohet në rezidencën zyrtare

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Patjeter madje jane vonuar shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

Pagat e magjistratëve, Rama: ‘I kemi mbledhur vetë’ thonë, hata më vete! Padituri mbi funksionimin e shtetit

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com