• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të largohet Berisha nga drejtimi i PD-së? Paloka: Është i domosdoshëm në parti! Ata që na tregojnë statutin…

by Os De
20/09/2025 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se Sali Berisha mbetet figura kyçe dhe e domosdoshme për PD-në, në kushtet aktuale politike në vend. Gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë” në News24, Paloka iu përgjigj pyetjes nëse Berisha duhet të vijojë të drejtojë partinë, duke theksuar se largimi i tij nuk do të zgjidhte problemin kryesor: manipulimin e zgjedhjeve nga mazhoranca. 

“I thashë Agron Shehajt kur garoi me Lulzim Bashën në zgjedhjet në PD: Si e zgjidh ti problemin e manipulimit të zgjedhjeve nga Rama? Ikën Berisha, vjen një tjetër, por Rama prapë do i vjedhë. Nuk është se po iku Berisha, Rama nuk do i vjedhë më zgjedhjet,” u shpreh Paloka. 

Sipas tij, Berisha ka qenë njeriu që ka punuar më shumë se kushdo tjetër brenda PD-së dhe ka marrë përsipër barrën kryesore të denoncimit të asaj që e cilësoi si “farsë elektorale”. 

“E kam thënë dhe më parë: Berisha është i domosdoshëm për partinë. Nuk e them se është Berisha, por sepse sot është i pazëvendësueshëm në këtë betejë,” theksoi Paloka. 

Duke komentuar zërat brenda partisë që i referohen statutit të PD-së, sipas të cilit kryetari duhet të largohet pas humbjes së zgjedhjeve, Paloka tha se vendimet duhet të bazohen në interesin real të partisë dhe jo thjesht në interpretime formale të rregullave. 

“Ata që na tregojnë statutin, harrojnë se ne jemi njerëz që gjykojmë. Nëse prej statutit do bëjmë një zgjedhje që i bën dëm partisë, kot jemi aty,” deklaroi ai. 

Paloka nuk përjashtoi mundësinë që Berisha, në një moment të përshtatshëm, mund të marrë vetë një vendim për tërheqje, por nënvizoi se “ky moment nuk është tani”. 

Në intervistën e tij, Paloka u ndal edhe te sfida më e madhe për opozitën: mungesa e garancive për zgjedhje të ndershme. Ai tha se problemi nuk qëndron te emri i kryetarit, por te sistemi që, sipas tij, lejon manipulimin sistematik të votës nga qeveria. 

 

Next Post
Plagoset me thikë 85-vjeçari në Berat, autori ia mbath nga vendngjarja

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In