• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të kemi respekt apo edhe pak frikë nga Turqia?!

by Ben Andoni
31/03/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak ditë më parë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi Barometrin e Sigurisë 2020, i cili përbën një material të kujdesshëm dhe të detajuar mbi besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, hartuar nga Arjan Dyrmishi dhe metodologjisti Eduart Zaloshnja. Përfundimet tregonin një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi dhe SPAK-ut, perceptimin e zakonshëm për korrupsion të madh në gjykata, prokurori, dogana deri te puna e dobët e policisë dhe punësimet jo të duhura në institucionet e sigurisë bazuar meritës dhe aftësive etj. Dhe, kuptohet një përcaktim që ka ndryshuar pak nga barometri i shkuar se institucionet e drejtësisë dhe ato të sigurisë janë të varura nga ndikimi politik në kryerjen e funksioneve të tyre. Por brenda këtyre, qytetarët shqiptarë si kërcënim konsideronin edhe luftën midis shteteve, terrorizmin për sigurinë e Ballkanit, ku era e një konflikti greko-turk rri pezull mbi të gjithë rajonin. Dhe, klishetë nacionale që mbeten të pandryshuara.

Po a ka një indikacion, që duket pozitiv?! Po. Perceptimi i vendit më miqësor mbetet i mirëditur. Mes pak miqve, Turqia është vendi i pestë sa i përket perceptimit pozitiv dhe me një rritje përqindje gati dyfish më të madh se një vit më parë: Nga 5.47 në 12.28. Kuptohet se s’mund të krahasohet me perceptimin pozitiv për SHBA, Gjermaninë, por me Italinë ka një ndryshim jo të vogël, sepse tashmë po i afrohet bindshëm. Të gjitha këto janë vende që ndikojnë pozitivisht në sigurinë e Shqipërisë, ndërsa Rusia dhe Irani ndikojnë negativ për sigurinë. Pa asnjë mëdyshje, NATO dhe BE shihen nga publiku si mbështetës të sigurisë.

***

Si mund të përkthehet kjo e gjitha në marrëdhëniet tona? Ndërsa respekti për tre vendet e para është deri në nivel “varësie”, pse është rritur kaq shumë Turqia në muajt e fundit? E ka një arsye. Miqësia me Turqinë në 50 vitet e fundit është me një kurbë rritëse. Pak kohë më parë, në vizitën e tij zyrtare kryeministri Rama u prit me protokollin më të lartë shtetëror turk. Një nga premtimet më të bujshme ishte ajo e presidentit turk Erdogan që u zotua se do të ndërtonte një spital në Fier në harkun e pak javëve. Dhe, realisht, po ravijëzohet. Në kohën e tërmetit shkatërrimtar turqit jo vetëm erdhën më shpejt se cilido tjetër, por premtuan një ndërtim të madh, që po merr jetë. Por, që afër do ketë patjetër dhe një objekt kulti(!). Ashtu, si në mes të Tiranës, ngjitur me parlamentin, po ndërtohet një nga xhamitë më të mëdha po me ndihmën e Turqisë. Ndërkohë që shkëmbimet tregtare me Turqinë, pavarësisht pandemisë kanë pasur rritje prej 12% të volumit të importeve të realizuara, referuar ministres aktuale Denaj. Në vend operojnë 600 biznese turke, shpërndara ngado dhe Turqia është partner i katërt tregtar për Shqipërinë me një volum shkëmbimesh prej 450 milionë dollarë, me një stok investimesh prej 3,5 miliardë dollarë.

Po Shqipëria realisht çfarë jep për Turqinë?! Pak kohë më parë, vendi ynë u vetëofrua si vend-mediator i stacionimit të diskutimeve të nivelit të lartë për zgjidhjen e konfliktit Turko-Grek; Shqipëria ka lënë hapësirë të lirë për ndikimin turk, ndërkohë që duket se është e bindur ndaj çdo gjëje të Turqisë. Kulmi arriti edhe me nderimin, që bëri me ngritjen e një monumenti, kushtuar të vrarëve nga grushti i shtetit të korrikut. Po a mjaftojnë të gjitha këto? Shqipëria ka një pozicion të vështirë sa i përket pretendimeve të autoriteteve turke ndaj Gylenit por më shumë se kaq justifikimit të qëndrimeve të Kosovës, që në ditët e fundit hapi dhe ambasadën në Jeruzalem. Shqipëria, nga ana tjetër, vendoset gjithnjë në provë, kur kundërshtitë SHBA-Turqi kanë qasje ndërkombëtare.

***

Dikur një slogan: If a map is to be drawn, we draw it! (Nëse duhet të vizatohet në hartë, ne e bëjmë atë) tregonte grafikën e portretit të presidentit Erdogan që kishte pas një hapësirë të madhe ngjyrosur me të kuqe, ku dikur shtrihej hapësira otomane. Në vitet 1990, në kulmin e euforisë me paraqitjen e një numri të tërë shtetesh turke, Turqia shpalli krijimin e një “bote turke” një pikë kryesore e agjendës së saj të politikës së jashtme. “Neo-otomanizmi”, apo sipas mendimit të elitave politike të vendit, lidershipi në këtë “botë” do të rriste vlerën e Turqisë në skenën ndërkombëtare dhe kështu do të lehtësonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Si pjesë e kësaj ideologjie, Turqia pozicionohej si një partner i barabartë për të gjithë Evropën dhe e konsideronte të domosdoshme praninë në Ballkan. Dhe, ka një arsye: Në Ballkanin Lindor, përpjekjet e Brukselit për të promovuar demokracinë, tregjet dhe shtetin e së drejtës kanë ndikimin minimal. Në vend të kësaj, Bullgaria dhe Rumania mbeten të mbërthyer nga oligarkët vendas të cilët përmbysin sistemin politik në qëllimet e tyre. Të dy vendet po vendosin kufizime në funksionimin e tregut të lirë në favor të proteksionizmit ekonomik. Dhe Bullgaria po ndjek një politikë krejtësisht të pavarur migrimi. Ndërkohë paralelisht me ngritjen e Turqisë, ndikimi i Perëndimit në Ballkan është në rënie të vazhdueshme. Më shumë se kaq, Shtetet e Bashkuara, po ulin nivelin e angazhimit ushtarak dhe politik në rajon duke kaluar përparësitë e tij në pjesë të tjera të botës. Premtimet e BE-së për integrim për kandidatët nuk e kanë justifikuar, shkruhet në “Turkey’s reflexive return to the Balkans”, botuar te “Nova Europe”.

Kuptohet se ideja e “Neo-otomanizmit” ose e “Botës turke” nuk u krijua për shumë arsye – ajo nuk mori asnjë mbështetje nga Perëndimi dhe Turqia nuk kishte burime dhe ndikim për ta përkthyer atë në jetë pa ndihmë. Po kështu, Perëndimi nuk ka nevojë për Pax Otomana në asnjë formë, ndërsa përpjekjet për ta krijuar atë në planin afatgjatë mund të provojnë një barrë shumë të rëndë për ekonominë Turke, shkruan “Modern Diplomacy”. Dhe, ashtu ndodhi, por tashmë

Turqia i është ofruar me kujdes të gjitha vendeve ballkanike ndryshe. Ajo po futet në sektorin e mbrojtjes dhe për çdo vit po shton ndikimin politik, financiar dhe kulturor në rajon. “Turqia hyri në rajon me një qasje të fuqisë së butë”, shkruan Sencer Gozubenli, një ekspert për Turqinë në Universitetin Abo Akademi në Finlandë, duke përmendur restaurimin e xhamive të epokës osmane dhe monumenteve të tjera historike, si dhe donacionet kulturore dhe ato në fushën e arsimit në një artikull përgatitur nga BIRN. Vitin e kaluar, Turqia regjistroi një rritje prej 34.6 për qind të eksporteve ushtarake në 2.74 miliard dollarë. Vendi i ka vendosur vetes një objektiv prej 10 miliardë dollarësh deri në 2023, 100 vjetorin e themelimit të republikës moderne turke, referohet në të njëjtin vend. Dhe, si paralajmëron eksperti Gozubenli: “Kompanitë turke të mbrojtjes me pjesën më të madhe të eksporteve të Turqisë janë në pronësi të anëtarëve të familjes Erdogan ose të biznesmenëve që janë shumë afër Erdoganit. Ne shohim se strategjia e mbrojtjes së Turqisë bazohet tek Erdogani dhe vendimet e tij personale në politikën e jashtme”, disa prej të cilave i kanë zemëruar aleatët e Turqisë në NATO.

Po Shqipëria, ku duhet të qëndrojë pas këtyre referimeve dhe si mund ta përballi ndryshe furinë Erdogan? Me Ramën është e pamundur për ndikimin e madh që ka presidenti turk, kurse publiku e shpreh hapur te barometri qasjen miqësore e pa kushte të Turqisë, si rezultat i miqësisë së saj. Veçse është ende e paqartë atë që do të duhet të japë Shqipëria në vazhdim. Po për këtë publiku shikon fasadën, që e reflekton në Barometër, kurse hapja e politikës shqiptare, e cila në përpjekje për të mbijetuar është gati të bëjë gjithçka, nuk na tregon dot shumë. Ndaj, ajo që mbetet është e thjeshtë: A duhet të kemi respekt apo edhe pak frikë nga kjo lloj Turqie?! (Homo Albanicus)

Next Post
Ndyshimet që tani mund të lënë gjurmë

Berisha i bën nder Ramës, më shumë se vaksinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In