• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet të jemi të qetë në det? Pipero: Virusi është mes nesh, nëse dikush pështyn në uji…

by Java News
20/06/2020 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, duke qetesuar shqiptaret se ne ujin e detit nuk perhapet koronavirusi, edhe nese dikush i infektuar peshtyn, ka bere apel per kujdes te shtuar, pasi sipas tij, virusi vijon që të jetë mes nesh.

I ftuar ne emisionin  “Provokacija” te Mustafa Nanos, Pipero pohou se në këtë fazë, transmetueshmeria e virusit ka rënë por është e rëndësishme që të respektojmë masat mbrojtëse që të mos jemi të rrezikuar.

Lidhur me shtimin e rasteve, ai theksoi se ne i neglizhuar masat mbrojtëse, ndaj kane kercyer shifrat.

“Maska është e domosdoshme ku nuk ruan dot distancën, dhe koha e ekspozimit më pak se 5 minuta, nëse nuk e ruan dot një gjë të tillë atëherë vendos. Maskën gjithashtu në mjediset e mbyllura është i rëndësishëm mbajtja e maskës. Ndërsa në vendet perëndimore nuk është një fenomen i tillë pasi ato kanë një reflektim dhe përdorimi i maskës tashmë është bërë e detyrueshme dhe merr gjobë nëse ti del në rrugë pa maskë. Tek ne unë personalisht si specialist në këtë fushë në rrugë nuk e këshilloj maskën por në restorante dhe në bare, markete, në banka, në auditor duhet me patjetër vendosja e maskës.  Një maskë përdoret një ditë, por ka maska tashmë që mund të vendosen disa herë pasi lahen dhe hekurosen, këto janë maska që të mbrojnë nga spërklat e pështymës. Maskat profesionale janë të nevojshme për  doktorët në spitale sidomos nga spitalet Covid”,  është shprehur Pipero.pipero

Ndërkohë që në lidhje me rritjen e numrit të pacientëve nëpër spital, mjeku ka deklaruar se në krahasim me fazën e parë tashmë dhe pse kemi një rritje të rasteve të reja, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor është i ulët.

“Rastet e shtruara në spital janë përtej pritshmërisë janë më shumë seç prisnim, por nëse do e krahasojmë me periudhën e parë kemi më pak të shtruar se se në valën e parë. Virusi tashmë është më pak i rrezikshëm, është më pak virulent, koha e ekspozimit është më e gjatë dhe rreziku vijon të jetë i njëjtë për të sëmurët me Covid 19. Nëse në fillim të epidemisë rastet asimtomatik mes të rinjve ishin me shumicë, tashmë i kemi dhe të shtruar në spital, asnjë person nuk është i përjashtuar nga mundësia për tu sëmurë, por të sëmurët kronikë janë të rrezikuar. Të shtruarit e ditëve të fundit janë me shenja të rënda klinike në qoftë se deri më sot qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar akoma, qytetarët të paktën nga nesër të vijojnë me mbajtjen e maskave, me distanca me higjenën e duarve, nëse qytetarët e respektojnë një gjë të tillë ne do të kemi një rënia të numrit të rasteve të reja. Në rast se nga nesër qytetarët e dëgjojnë Pëllumbin dhe respektojnë masat mbrojtëse do të kemi një numër të vogël të rasteve”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

Gjithashtu Pipero ka folur dhe për vendet që janë më të rrezikuara për përhapjen e koronavirusit, ku ka theksuar se qytetarët duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për të mbrojtur veten.urgjenca

“Vendet me rrezik më të madh janë restorantet, sepse ka studime që kanë ndjekur lëvizjen e ajrit, së dyti janë marketet , supermarketet pasi ne aty rrimë më gjatë nuk vendosim maskë dhe nuk ruajmë distancën, janë baret, që dhe pse janë raste tavolinat janë ngjitur sa më gjatë që të rrimë në një vend aq më të ekspozuar jemi, nëse do të ekspozohemi pak kemi më pak rrezik”, ka thënë ndër të tjera doktori.

Sipas tij, punonjësit në spitale duhet të jenë më të kujdesshëm për zbatimin e protokolleve për shkak se rrezikojnë të kthehen në vatër infeksioni.

“Spitalet janë më të ekspozuarit. Por spitali nuk duhet të krijojë mundësi për transmetimin e virusit. Në spitale është më e domosdoshëm zbatimi i protokolleve. Spitali është vendi më i rrezikuar. Virusi nuk ikëm se duam ne. Ose do dalë një vaksinë ose do ikë si Sarsi. Sa më shumë kohë kalon na mbushet mendja se nuk është si viruset e tjera respiratore”

dhermi

A duhet te jemi te qete ne det? Ja ç’thote Pipero 

Pipero foli edhe për pushimet, duke theksuar se ato do të bëhen normalisht, duke ruajtur një distancë nga të tjerët, ndërsa zbuloi se vetë ai do pushojë në Dhërmi.

Ai siguroi se virusi nuk mund të merret nëse dikush pështyn në ujin e detit, duke theksuar se ai nuk transmetohet përmes ujit.

“Pushimet nuk do jenë si një vit më parë. Këtë vit nuk do pushojmë për qefin e dynjasë por për veten, do bëjmë qef më shumë se një vit më parë. Në rast se ruajmë distancat e shmangim virusin. Duhet të shmangen lokalet e natës por duhen zbatuar protokollet me distancë mes çadrave, të mos grumbullohemi në restorant dhe në breg të detit

Nëse has në pështymën e dikujt në ujin e detit nuk e merr virusin. Virusi nuk transmetohet përmes ujit.  Edhe unë do i bëj pushimet në Dhërmi. Nuk do ikim të gjithë në një kohë. Ka studime që thonë se me ngritjen e temperaturës ulet transmetueshmëria dhe ajo është ulur.

Por shifrat janë shtuar sepse është shtuar transmetueshmëria. Nëse do ishim të hapur në mars, numri do ishte më i lartë. Asnjë nga ne nuk bën dot parashikime. Do ishte mirë të shpëtonim prej opinioneve dhe të merremi me fakte. Në bazë të fakteve që shohim përditë po i themi këto që themi”, tha Pipero./ abcnews.al

Next Post
“Vdekjet nga AH1N1, më të larta se nga koronavirusi”/ Flet mjekja pneumologe: Pozitivisht ndikoi…

"Vdekjet nga AH1N1, më të larta se nga koronavirusi"/ Flet mjekja pneumologe: Pozitivisht ndikoi…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In