• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

A duhet llogaritur opozita për Kodin e ri Penal?!

by Ben Andoni
08/08/2025 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka ditë që drafti i Kodit të ri Penal është bërë i njohur për publikun dhe ka marrë përgjigje shumë të pakënaqura nga profesionalistë të drejtësisë, individë, gazetarë dhe personalitete. Sikur të mos mjaftonte kundërshtia e Kryeprokurorit Çela, ka vijuar kundërshtia e shefit të avokatëve dhe e instancave të tjera që kanë treguar panjohuri dhe mungesës transparence me këtë draft, por edhe kanë treguar kundërshtitë kur u njohën me të. Kundërshtitë kanë qenë të shtrira për shumë nene, ashtu si edhe hapësirën e interpretimit që mund të bëhet prej tyre. I vetëm kryeministri Rama jo vetëm është treguar cinik me kritikët e Kodit Penal por ka përdorur dhe armën e tij të zakonshme sarkazmën, ndaj individëve që e kanë kundërshtuar. Paçka rolit dhe tagrit të tyre, Rama nuk është ndalur me sigurinë e përgatitjes së këtij drafti.

Ndërkohë që media, individë të ndryshëm dhe profesionistë po mundohen të ndriçojnë dhe të përpiqen të ndijnë politikën dhe legjislaturën e re që të jetë e kujdesshme për shqyrtimin dhe miratimin e saj, duket se opozita ka nisur narracionin e zakonshëm për protestat në shtator dhe pastaj komision për zgjedhjet dhe përballjen me Ramën.

Për njerëzit që ndoqën, pritën dhe kaluan mosbindjen e tyre civile, e cila nuk u bë dot e tillë në asnjë moment; për politikanët e opozitës që u ankuan për zgjedhjet e vitit 2017, 2021 dhe pastaj realizuan një kod sërish zgjedhor me PS-në;  për analizat që nuk u bënë asnjëherë tashmë ka një sfidë që po e shmangin dhe quhet Kod Penal. Pak zëra të thellë kritikë kemi për të dhe opozita duket krejt e dorëzuar me faktin. Sfida e javëve në vazhdim do të provojë në nivelin e ekspertizës se çfarë ka përcjellë z. Berisha me listat e tij në parlament dhe sa të zot do të jenë deputetët e opozitës që t’i mbushin boshllëqet, sa do munden të përfaqësojnë interesin publik…Edhe pse e dimë se përballë do të kenë një masë kompakte, siç është grupi parlamentar i PS-së që do të votojë për çdo urdhër të Ramës, të paktën opozita mund të tregojë zërin publik.

Megjithatë, ata në vend të Kodit Penal do të merren me gjasa vetëm me Ligjet e Integrimit (këtë e kanë dëshmuar) dhe denoncimin e zgjedhjeve, që për ironi kanë mbaruar dhe nuk kthehen më. Beteja e parë do të tregojë forcën reale të PD-së por edhe me shumë gjasë do t’i tregojë publikut shqiptar sesa pa zë është në këtë legjislaturë prej të zgjedhurve të vet, detyra kryesore e të cilëve është thjesht ulja dhe ngritja e kartonëve me urdhrat e vetëm dy njerëzve, që e kanë kaluar fort fatet e vendit. Rama dhe Berisha kanë mundësi që edhe në këtë legjislaturë ta largojnë sërish dritën nga fundi i tunelit të shpresës së shqiptarëve. (Javanews)

Next Post
Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In