• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhej arrestuar basketbollisti i Tiranës? Reagojnë pas ngjarjes Red Vogli dhe Viron Bezhani

by A R
24/11/2019 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegë dhe drejtues të basketbollistit Bruno Daliu, i arrestuar pas incidentit të ndjeshëm në një ndeshje basketbolli, Teuta-Tirana, ku ai goditi gjyqtarin e ndeshjes, kanë reaguar sot, duke e interpretuar ngjarjen në këndvështrime të ndryshme.

Red Vogli, shok i ngushtë i Bruno Daliut, basketbollistit të arrestuar pas ngjarjes, është shprehur si ai “mbrëmë ra pre e provokimeve dhe njëanshmërisë së fedegjenerates dhe pseudoarbitrave që po e shkatërrojnë këtë sport dhe që e kanë cuar atë në këtë farë derexheje”.

“Me vjen keq për Jurgen Muhon, por kështu e kishin mësuar shefat dhe ai thjesht zbatoi urdhrat. Shembull duhet të ishte ndonjë tjetër që  ç’do ndeshje merr zarfet, trukon ndeshjet dhe fiton shuma marramendëse në kurrizin dhe djersën tonë ,ndërsa ne ekipi i Tirones vazhdojmë paguhemi me trajtim ushqimore nga Bashkia Tiranë!”

“Nuk mund të rri gojë mbyllur pa thënë dy fjalë për Brunon. Ai është një nga djemtë shembull të basketbollit shqiptar, djalë i mrekullueshëm familjar prind i dy fëmijëve dhe mbrëmë e ka kaluar natën në birrucë, për shkak veprimit të tij të nxituar (por qe dha një shembull) për këto plehra, për këto të degjenerum që ndeshje për ndeshje mbushin arkën e federatës. I bëj thirrje medieve, portaleve, që mos të hedhin baltë mbi figurën e Bruno Daliut, por t’i shikojnë gjërat ashtu siç duhen parë. Kur lojtarët gabojnë, dënohen si ti doje qejfi federatës, po kur gabojnë arbitrat (me tendence) pse nuk i dënon njeri?!

“Di të them që po nuk u vu drejtësia dhe jo njëanshmeria ky rast ka për t’u përsëritur!”, ka qenë reagimi i Red Voglit.

Viron Bezhani, kreu i KOKSH, ka reaguar gjithashtu pas arrestimit të basketbollistit të Tiranës, por e ka parë në një këndvështrim tjetër ngjarjen.

“Incidenti i rëndë që ndodhi ditën e shtunë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrës në ndeshjen e basketbollit Teuta-Tirana, ku një lojtar goditi gjyqtarin, është një ngjarje e shëmtuar për të gjithë sportin shqiptar, që për fat të keq bëri një hap pas. Vërtet një mëkat që një basketbollist të bëjë një gjest të tillë, përpara qindra shikuesve e kolegëve të tij, duke treguar edhe një herë anën e errët të sportit tonë”, shprehet Bezhani.

Sipas tij, “edhe një herë tjetër bëhemi të shëmtuar para mijërave sportdashësve që kanë parë pamjet e rënda, një gjest që për cfarëdo lloj arsyeje nuk duhej të kishte ndodhur në fushën e lojës. Harrojmë që pjesë e sportit jemi të gjithë, drejtues, trajnerë, sportistë, tifozë e gjyqtarë dhe pa njëri-tjetrin, pa bashkëpunuar e dëgjuar njëri-tjetrin, nuk bëjmë dot asnjë hap përpara në zhvillimin e tij”.

“Një veprim i shëmtuar, – shton kreu i KOKSH, – “që e uli “Fair Play”, për të cilin punojmë aq shumë cdo ditë, në nivelin zero. Sporti pranon fitoren e humbjen, ndonjëherë edhe mërzitemi kur na e hedhin më pa të drejtë, por kurrsesi dhuna nuk duhet të jetë pjesë e jetës tonë. Sidomos në sport, që edukon mijëra të rinj të përcjellin të shikuesit një frymë tjetër, atë të respektit për njëri-tjetrin, pasi sporti mbi të gjitha është edukim dhe argëtim”.

Bezhani bën thirrje që akte dhune të mos përsëriten më.

“Mjaft më akte të tilla dhune, pasi kështu vetëm sa dëmtojmë veten tonë, sportin tonë, shoqërinë tonë, që mes shumë vështirësish mezi arrin të hedh një hap përpara. Ftoj të gjithë të respektojmë njëri-tjetrin, më shumë “Fair Play” e vlerësim për kundërshtarin që kemi përballë, që ashtu si ne punon dhe stërvitet për të fituar. Respekt edhe për atë që na stërvit cdo ditë, por edhe për atë që na gjykon, pasi të gjithë së bashku argëtojmë publikun”.

“Dhuna nuk ka vend në sportin dhe shoqërinë tonë, nuk duhet të jetë pjesë e saj, ndaj t’i mbyllim derën dhe t’i themi NDAL”, mbyll reagimin e tij Viron Bezhani.

/a.r

Next Post
Tabela e obezitetit, shqiptarët janë më elegantët në rajon

OBSH: 80% e adoleshentëve nuk bëjnë aktivitet fizik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In