• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do t’i vendosë SHBA bombat e saj bërthamore në Poloni?

by A R
15/03/2025 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armët bërthamore po shndërrohen në një kauzë madhore për Poloninë. Në një mënyrë a tjetrën, presidenti dhe kryeministri polak duan që vendi i tyre të ketë në dispozicion armë bërthamore taktike si një pengesë kundër Rusisë së presidentit Vladimir Putin.

Në deklaratën e tij më të fundit mbi këtë çështje, presidenti Andrzej Duda tregoi se kishte diskutuar për vendosjen e armëve bërthamore amerikane në Poloni me Keith Kellogg, të dërguarin special të presidentit Donald Trump për Ukrainën.

Në një intervistë për Financial Times, Duda tha: “Unë mendoj se jo vetëm që ka ardhur koha, por vendi do të ishte më i sigurt nëse këto armë do të ishin tashmë këtu!”. Njëkohësisht, kryeministri polak dhe ish-president i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka shpallur hapur synimin që Polonia të zhvillojë armët e veta bërthamore, si dhe të ndërtojë një ushtri prej gjysmë milioni ushtarësh për t’i bërë ballë agresionit të mundshëm rus në të ardhmen.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, retorika mbi armët bërthamore është bërë gjithnjë e më përshkallëzuese. Putini ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë, duke e justifikuar së fundmi një përdorim të tillë, nëse raketat me rreze të gjatë të dërguara nga ndonjë fuqi bërthamore perëndimore – SHBA-ja, Franca ose Britania e Madhe – do të përbënin një kërcënim ekzistencial për Rusinë.

Armët bërthamore taktike janë me rreze të shkurtër dhe të projektuara për fushën e betejës, në krahasim me armët strategjike, të cilat kanë një rreze prej mijëra km2 dhe që janë të afta për të asgjësuar qytete të tëra.

Në argumentimin e tij se përse e pushtoi Ukrainën, Putin ka fajësuar NATO-n për programin e saj të zgjerimit, që tërhoqi të gjitha vendet e Evropës Lindore, të cilat më parë ishin pjesë e Paktit të Varshavës.

Dy nga kërkesat e presidentit rus për t’i dhënë fund luftës përtej kufirit të Rusisë: çmilitarizimi i Ukrainës dhe pengimi i anëtarësimit të saj në NATO. Dhe këtu hyjnë në skenë armët bërthamore.

Polonia po ndjek qasjen më ambicioze, dhe nga këndvështrimi i Kremlinit më konfrontuese kundër Rusisë nga ish-satelitët e saj të dikurshëm. Varshava ka ndërtuar një bazë për vendosjen e përhershme të një divizioni të blinduar amerikan dhe një sistemi të mbrojtjes raketore amerikane Aegis Ashore (operativ që nga dhjetori 2023 në Redzikowo në Poloninë Veriore).

Dhe tani është gati të pranojë vendosjen e armëve bërthamore taktike të SHBA-së.

Ndjenja e emergjencës në lutjen e përsëritur shpesh nga presidenti polak për armët bërthamore amerikane, u rrit pasi Putin vendosi armë bërthamore taktike në Bjellorusi në verën e vitit 2023.

Bjellorusia është aleati më i fortë dhe më besnik i Rusisë, që shërbeu si një trampolinë shtesë për pushtimin e Ukrainës. Kur Polonia ngriti për herë të parë mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore taktike amerikane në territorin e saj, presidenti Joe Biden reagoi pa entuziazëm.

Qasja e tij ishte të mos bënte ndonjë lëvizje që mund të dukej rrezikshmërisht përshkallëzuese. Për këtë arsye, e vonoi dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Por edhe kur ndryshoi mendje, imponoi një përdorim të kufizuar të tyre për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Strategjia e presidentit aktual Donald Trump është e fokusuar në përfundimin e luftës, dhe duket se nuk ka gjasa të njoftojë vendosjen e armëve taktike bërthamore në Poloni si një nxitje shtesë që Putin të bjerë dakord për një marrëveshje për paqe.

Në çdo rast, presidenti Duda e mbron këtë propozim, teksa ajo nuk është një politikë zyrtare e qeverisë së kryeministrit Tusk. Si anëtare e NATO-s, Polonia është e përfaqësuar në Grupin e Planifikimit Bërthamor të aleancës.

Prandaj, Varshava bie dakord me strategjinë e ndarjes së armëve bërthamore, sipas së cilës SHBA-ja i vendos armët taktike bërthamore të armatosura me bombardues në bazat e saj në të gjithë Evropën. Rreth 100-150 bomba bërthamore amerikane B61 ruhen në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

Ka një bazë bërthamore në çdo vend, me përjashtim të Italisë që ka dy. Sipas politikës aktuale, të sanksionuar në kuadër të Aktit Themeltar të NATO-Rusi nënshkruar në Paris më 27 maj 1997, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, aleanca është zotuar se nuk ka “asnjë qëllim, asnjë plan dhe asnjë arsye” për të vendosur armë bërthamore në territoret e shteteve anëtare që iu bashkuan aleancës pas atij viti.

Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke ishin vendet e para të ish Traktatit të Varshavës që u pranuan në aleancë në vitin 1999. Ato u pasuan 5 vjet më vonë nga 7 vende të tjera, duke përfshirë tre vendet baltike, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Lejimi i Polonisë për të pritur armët bërthamore taktike të SHBA-së, do të shfuqizonte Aktin Themelues, megjithëse pushtimi i Ukrainës dhe frika e agresionit të mëtejshëm rus në Evropën Lindore, kanë krijuar potencialisht një “arsye” të re për zgjerimin ose rishikimin e strategjisë së ndarjes bërthamore të NATO-s.

Gjashtëdhjetë e tre vjet më parë, përpjekja e Bashkimit Sovjetik për të vendosur raketa bërthamore balistike me rreze të mesme dhe të gjatë në Kubë, solli edhe përplasjen më të fortë diplomatike midis Moskës dhe Uashingtonit.

Kriza Kubane e Raketave e vitit 1962, ka shërbyer si pikë referimi mbi rreziqet e paraqitura nga pragu bërthamor. Sot, përballja me Moskën nuk është në një shkallë kaq kërcënuese për botën, pavarësisht paralajmërimit të Trump ndaj Kievit, se po provokon potencialisht Luftën e Tretë Botërore./The Spectator

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Next Post
Urdhri i Trump që mbyll Zërin e Amerikës, Biberaj: Dëm që asnjë armik nuk ia ka bërë SHBA

Urdhri i Trump që mbyll Zërin e Amerikës, Biberaj: Dëm që asnjë armik nuk ia ka bërë SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In