• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do t’i prishë varianti Delta i koronavirusit pushimet verore në Evropë?

by A R
22/06/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Helen Collis, Politico.eu

Pushuesit janë shumë të shqetësuar se variantin i koronavirusit Delta, po rrezikon t’u prishë planet e tyre për pushime verore këtë vit. Kjo është ajo çka po pohojnë shumica e ekspertëve në lidhje me variantin Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, dhe që tani po përfshin të gjithë Britaninë e Madhe, duke rritur ndjeshëm nivelet e infeksionit që nga mesi i muajit maj, me rekordin prej 11.007 rastesh të enjten e javës së kaluar.

Në një vend ku 60 për qind e të rriturve kanë marrë të dyja dozat e vaksinave anti-Covid, dhe 80 për qind të paktën një dozë, tani varianti Delta përbën99 për qind të infeksioneve. Kjo e ka detyruar qeverinë britanike të vonojë një rihapje të plotë në Angli, deri në mesin e muajit korrik.

Uellsi ndoqi shembullin të enjten e kaluar, duke vonuar një lehtësim përfundimtar të kufizimeve ndërsa kryeministri Mark Drakeford paralajmëroi se një valë e tretë është me shumë gjasa “duke ardhur”. Dhe tani, Evropa po vëzhgon nga afër nëse këto raste po përkthehen në sëmundje në format më të rënda apo edhe shtim të vdekjeve.

Deri më tani, numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar ka mbetur i qëndrueshme dhe në nivele shumë të ulëta, kryesisht në njëshifrore. Por shtrimet në spital këtë muaj janë shtuar, dhe kjo është në përputhje me analizën e autoriteteve skoceze, se varianti Delta po e dyfishon rrezikun e shtrimit në spital.

Gjithçka nisi në muajin prill, kur Britania e Madhe mori masa për shtyrjen e ndalimit të udhëtimit nga India deri më 23 prill, nisur edhe nga vala shkatërruese që po pësonte kjo e fundit. 4 javë përpara se të merrej ky vendim, 425 udhëtarë që mbërritën nga India rezultuan pozitivë me variantin Delta, ose 6 për qind e udhëtarëve.

Në atë moment, 63 për qind e britanikëve kishin marrë dozën e parë të vaksinës, por vetëm 23 për qind dozën e dytë. Ky hendek mund të ketë pasur pasoja të mëdha për përhapjen e variantit indian. Numri i dozave është vendimtar në vlerësimin e rrezikut nga variantit Delta, pasi 2 doza sigurojnë një mbrojtje dukshëm më të mirë sesa një dozë e vetme, sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet britanike.

Dhe tani po shtohet shqetësimi se varianti Delta po përhapet masivisht në Evropë. Vende si Gjermania, Belgjika dhe Irlanda po qëndrojnë vigjilente, dhe kanë futur në zbatim kritere më të rrepta për hyrjen e udhëtarëve nga Britania e Madhe, duke kërkuar karantinim dhe testime. Varianti Delta në Gjermani,përfaqëson tani 6 për qind të të gjitha rasteve. “Por kjo përqindje është në rritje”- paralajmëroi të premten e shkuar Lothar Wieler, president i Institutit Robert Koch në Gjermani.

“Ne jemi shumë të përqendruar tek ajo që po ndodh në Britani”-thotë Steven Van Gucht, virolog belg që shërben si zëdhënës i qeverisë federale për Covid-19 dhe shef i sëmundjeve virale në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Sciensano.

“Ne po vëzhgojmë nëse Britania do të jetë apo jo në gjendje që ta kontrollojë këtë valë të re, dhe çfarë lloj masash po merr. Njëkohësisht po monitorojmë edhe situatën në Belgjikë”-thekson ai.

Gjatë javëve të shkuara, Belgjika, si kudo tjetër në Evropë, e ka hapur sërish vendin. Baret dhe restorantet gumëzhijnë. Megjithatë, vendi nuk ka përjetuar një rritje të parashikuar të rasteve, vë në dukje Van Gucht. Normat e infektimit po bien, pavionet e kujdesit intensiv janë drejt zbrazjes, gjithashtu edhe vdekjet nga Covid-19 janë në rënie.

Gjithsesi, Van Gucht thotë se varianti Delta e bën vërtet të vështirë të flasësh për çdo lloj lehtësimi të mëtejshëm të masave në të ardhmen. Van Gucht dhe shkencëtarë të tjerë e paralajmëruan qeverinë të mos nxitohej me rihapjen e shpejtë të vendit. “Por mesazhi ynë u injorua”- thotë ai.

Eksperti belg thotë se në këto kushte kur nuk ka vullnet politik për të marrë në konsideratë kufizime të mëtejshme, zgjidhja tjetër më e mirë është të ruhet ritmi i lartë i vaksinimeve. “Ne nuk e kemi ende presion nga varianti Delta, dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje ta shmangim atë nëse vaksinojmë shpejt popullatën. Kemi ende disa javë kohë para se varianti Delta të bëhet dominues”-thotë ai, bazuar në vlerësime të përafërta të marra nga shkalla e rritjes diku tjetër.

Aktualisht, rreth 29 për qind e popullatës është vaksinuar plotësisht në Belgjikë, dhe rreth 51 për qind ka marrë të paktën një dozë. Lajmi i mirë është se vaksinat funksionojnë edhe kundër variantit Delta, megjithëse ofrojnë një mbrojtje pak më të ulët sesa kundër variantit Alfa.

Spanja po ecën po aq mirë me vaksinimin sa Belgjika. E kombinuar me një normë shumë të lartë të imunitetit natyror – që besohet të jetë shumë më e lartë se sa ai që është raportuar – vendi po arrin të mbajë nën kontroll valën e variantit Delta, thotë Vicente Soriano, drejtori sëmundjeve infektive në Universidad Internacional de la Rioja në Madrid.

Duke cituar të dhënat nga Qendra e Koordinimit për Alarmet Shëndetësore dhe Emergjencat, ai tha se 5-7 për qind e rasteve të reja në vend janë të lidhura me variantin Delta. Duke filluar nga 26 qershori, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambientet e jashtme.

Spanja është ndër vendet ku britanikët mund futen shumë lehtë, pa asnjë kërkesë për karantinë apo testimin nga Covid-19. Vetëm ata që udhëtojnë direkt nga India duhet të rrinë 10 ditë në karantinë. Ndërkohë, njerëzit që vijnë nga vendet e tjera në rrezik, mund të hyjnë duke paraqitur provën e vaksinimit të plotë, rezultatin negativ të testit apo të imunitetit natyror.

Por varianti Delta përbën tashmë një shqetësim serioz në Portugalinë fqinje, e cila sapo ka ndaluar udhëtimet në fundjavë në Lisbonë, pas një rritje lokale të rasteve me këtë variant.

Njëkohësisht, vendi është nën presion për t’u hapur ndaj turistëve, sidomos atyre nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët mbështesin ndjeshëm të ardhurat kombëtare.

Ndërsa shumica e Evropës po përjeton një rënie të niveleve të infeksionit, ka disa zona ku rastet përsëri po ngjiten, duke përfshirë Maltën dhe Islandën. Por këtu me ritme shumë të ulëta, për shkak edhe të popullsisë së vogël. Allyson Pollock, profesore e shëndetit publik në Universitetin e Njukasëllit, është më pak e shqetësuar.

“Publiku nuk duhet të shqetësohet për variantet e koronavirusit”- tha ajo, duke i quajtur ato “një evolucion normal i viruseve”. Ajo thotë se qeveritë duhet të forcojnë sistemet e tyre të kontrollit të shëndetit publik, për të reaguar në kohë ndaj çdo vatre të re lokale. Pollock e ka kritikuar si tepër të centralizuar qasjen e qeverisë britanike ndaj pandemisë.

Një problem tjetër është vaksinimi i ulët midis rajoneve dhe komuniteteve të caktuara. Kështu Belgjika po ecën në përgjithësi mirë, por vaksinimi është më i lartë në veri sesa në jug të vendit. Për shembull, afro një e katërta e personave mbi 65 vjeç nuk janë vaksinuar ende. Punonjësit e kujdesit shëndetësor po përpiqen shumë që t’i vaksinojnë këta njerëz për të shmangur vdekjet e parandalueshme në vjeshtë, shton Steven Van Gucht.

“Kjo është strategjia jonë kryesore. Vaksinoni sa më shumë dhe shpresoni që imuniteti të jetë mjaftueshëm i madh për të ndaluar përhapjen e Deltas dhe çdo varianti tjetër. Kjo mund të jetë një verë më e qetë. Por vetëm nëse qëndrojmë të kujdesshëm”- deklaroi të premten Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Next Post
PD: Qeveria emëron kandidatin e Tom Doshit si kryeinspektor për Veriun

Vëzhgimi i zgjedhjeve të 25 prillit/ Alibeaj: Raporti i Këshillit të Europës evidenton parregullësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

Rritet interesi për Paketën e Maleve, Bordi i Transparencës vendos sot për naftën?

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In