• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të vijojë aleanca shqiptaro- amerikane pas zgjedhjes së Trump?

by Spartak Ngjela
11/11/2016 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ja çështjet që ngrihen para nesh sot:
Një President i ri në Uashington që duket se ka shqetësuar shqiptarët: a do të vijojë aleanca shqiptaro-amerikane dhe reforma shqiptaro-amerikane?
Deklarimi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashimin Europian, ishte diskreditimi i Sali Berishës nga Komisioni Europian për qëndrimin antishqiptar të tij në lidhje me Reformën dhe pranimin e Shqipërisë në BE: akoma do ta durojnë shqiptarët keqbërësitn e tyre sistematik?
Dhe një amulli e injorancës politike shqiptare që nuk di se çfarë do të ndodhë : a do mbijetojë në Tiranë korrupsioni i elitës plitike shqiptare me Presidentin Trump?
Këto janë çështjet a analizës në lidhje me gjendjen e plolitikës aktuale në Shqipëri.

I.
Zgjedha e Donald Trump-it si president i Shteteve të Bashkuara, ka sjellë shqetësim në plitikën e lartë shqiptare. Sigurisht që kjo ka arsyet e veta: është paaftësia politike e elitës politike shqiptare për ta kuptuar realisht se çfarë është aleanca shqiptaro-amerikane, sepse nuk e kupton që aleancat politike janë interes. Politika e jashtme amerikane është intresi amerikan. Dhe intresi amerikan për Shqipërinë dhe shqiptarët është shumë i madh. Aleanca shqiptaro-amerikane është njëherësh interes shumë i madh shqiptar dhe interes shume i madh amerikan. Atëherë, si ka mundësi që një konservator modern amerikan të jetë kundër interesit amerikan?
Interesi amerikan për Shqipërinë dhe shqiptarët është jetik, prandaj presidenti Trump pritet të jetë edhe më i ethshëm për aleancën shqiptaro amerikane dhe Reformën shqiptaro-amerikane. Ai ende nuk e ka shumë të qartë se çfarë luan në Ballkan, por gjithsesi kurrë nuk mund të jetë për interesin rus në Ballkan, dhe shqiptarët janë e vetmja mundësi reale e interesit amerikan në Ballkan.
Por këtu ka edhe diçka: do të ketë edhe një luftë frontale kundër xhihadisteve të elitës plitike shqiptare që kanë sabotuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Dhe kjo është arsyeja e shqetësimit deri në marrëzi të Berishës. Ai e ndien këtë, se e di që vetë është në atë listë: në listën e xhihadisteve antiamerikane të Presidentit të Shteteve te Bashkuara. Të gjitha te tjerat janë fjalë që dalin nga marazi Berisha.

ll.
Berisha mendoi se çoroditja e zgjedhjes së Trampit në Amerikë, do shtynte Shqipërinë jashtë Europës. Dhe gaboi rëndë. Tani e ndien, se e pa që nuk është vetëm qëndrimi amerikan për antarësimin e domosdoshëm të Shqipërisë në BE, por edhe qëndrimi i elitës politike të Bashkimit Europian. As Greqia nuk i bëri dot gjë Sali ziut. Prandaj e ndien tani se ka rënë në gropë.
Kurse Rama turbullohet nga deklarata e tij anti Trump. Mirë ishte të mos e kishte bërë atë deklarate, por tani, pasi ka parë sot takimin Obama -Trump, e kupton që qëndrimi i tij është i papërfillshëm për politikën e fitimtarit. Rama! Kuptoje dhe këtë të cilën nuk e njeh: fitimtari ka një specifike në politikën moderne: e respekton të mundurin.
Keq do te jenë ndierë pas takimit Obama-Trump politikanët injorantë pranë Berishës dhe analistët mediokër që vuajnë nga sindromi Berisha. Është për të qeshur dhe për të qarë. Shqiptarët po e vuajnë shumë injorancën e tyre në arsyetimin politik. Si nuk e kuptuan dot fare këta mjeranë politikën moderne dhe mbetën tërësisht në eksperiencën e patologjise së politikës hoxhiste!

Ill.
Korupsioni shqiptar nuk ka shpëtim. Vetingu do të triumfojë pas disa ditësh në Shqipëri. Frika e Saliut tani është proverbiale, kurse kukullat e tij do të vërtiten si në një valle të dehurish. Rama ndërkaq nuk duhet të “bëjë sikur”, sepse ka ardhur kohë tjetër: në luftën antxhihad të Trump-it, nëse ajo do të kryhet ashtu siç ai ka thënë, nuk do të ketë më një Sali kundër Ramës në Partinë Demokratike; por një antixhihadist amerikan si Eduard Selami.
Shumë shpejt shqiptarët do të hyjnë në një etapë të re: nuk do të sundohen më nga korrupsioni elitar i politikës shqiptare. Kjo është një gjë e sigurt. Politikat e interesit kurrë nuk mund të ndryshojnë udhë pasi janë sqaruar dobitë dhe janë çelur udhët në realizimin e interesit.

Next Post
Përplasja PS- PD për buxhetin 2017, Qeveria: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton

Përplasja PS- PD për buxhetin 2017, Qeveria: Rriten pagat. Bode: Nuk mjafton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In