• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të rivlerësohet shpëtimi i mijëra ushtarëve italianë nga nazizmi prej shqiptarëve? Meloni: Kemi disa projekte për këtë

by Os De
13/11/2025 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja Giorgia Meloni thotë se sakrifica e shqiptarëve në vitin 1943 për të shpëtuar mijëra ushtarë italianë nga nazsimi, meriton të rikujtohet dhe rivlerësohet. 

Pyetja: Do doja t’ju pyesja për diçka që ka ndodhur 80 vite më parë. Në shtator të vitit 1943, mijëra ushtarë italianë të humbur nëpër Shqipëri u fshehën nga shqiptarët, të cilët i strehuan dhe i mbrojtën nga nazistët. A mendoni që ka ardhur koha që kjo faqe humanizmi të ndërsjellë meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet sot? 

Giorgia Meloni: Po, meriton të kujtohet dhe të rivlerësohet. Janë disa projekte që po përgatiten në këtë kuptim. Kjo është faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe e marrëdhënieve tona. Nëse do të kërkohej gatishmëria jonë për këtë ide, ne do ta kishim menjëherë. 

Edi Rama: Unë do të doja të shtoja që ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishme të historisë tonë. Njëri është më së shumti i njohur për të gjithë shqiptarët — që është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kohë kur Shqipëria e mbylli luftën me më shumë hebrenj se sa e filloi atë, dhe nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitet hebre që t’i jetë dorëzuar nazistëve. Por një tjetër pjesë e historisë që është po aq e rëndësishme, është ajo që ka të bëjë me ushtarët italianë që mbërritën në Shqipëri për t’u shpëtuar nazistëve. Ishin 25 mijë që u shpëtuan nga shqiptarët. Ishte një oficer italian, një oficer i lartë italian, i cili humbi jetën në Shqipëri në atë kohë, dhe shqiptarët e varrosën atë me nderimet më të larta. Djali i tij, oficer i ushtrisë italiane në vitin 1991, u bë personi kyç për organizimin e misionit “Arco Baleno”, një mision italian për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në një fazë të jashtëzakonshme pas daljes së saj nga komunizmi. 

 

Next Post
Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

Balla ironizon “garën” në PD, publikon foton e Berishës duke u ndeshur me veten në ring

May 23, 2026
Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

Berisha përballë vetes, si votuan demokratët në “referendumin” e PD-së

May 23, 2026
Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

Kthesa e madhe në Lindjen e Mesme, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran

May 23, 2026
Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

May 23, 2026
“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

“Do të përcillem në atë botë me…”/ Fjalët prekëse të Birçe Haskos, ja çfarë thoshte në 2017

May 23, 2026
Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

Referendumi për kryetarin në PD/ Pjesëmarrje e ulët në Përmet, Pustec dhe Këlcyrë

May 23, 2026
Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In