• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të pyetet Berisha për takimet me Almën? 

by Mero Baze
25/06/2023 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Prokuroria ka dërguar me arrest në burg Safet Gjicin dhe ka nisur ndjekje penale ndaj Alma Kaçi, pasi ka hetuar për një javë provat që zbardhin historinë e skandalit të tyre seksual.
Ndalimi me arrest shtëpie i Alma Kaçit, është një vendim i rëndësishëm, pasi nuk kemi të bëjmë me një skandal seksual të rëndomtë, apo ndonjë histori dashurie, por me një skemë shantazhi të maskuar si skemë korrupsioni.
Vajza në fjalë, për llogari drejtpërdrejt të Sali Berishës, është përfshirë përmes një tutori të tij në Kukës, në një skemë infiltrimi duke provokuar dhe më pas maskuar gjithë historinë si një shkëmbim favoresh seksuale.
Në të vërtetë ajo histori nuk është as siç u përpoq të mbrohej Safeti si lidhje intime, as siç po përpiqet të mbrohet ajo vajza si mënyrë për të përfituar nga posti i tij.
Kërkesa e saj formale për një projekt për qentë e rrugës duket qartë që është e gënjeshtërt, pasi ajo nuk jep as emrin e saj real për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndërkohë flet për një kompani të sajën e cila në fakt është thjesht e regjistruar më 2021 pa asnjë ditë punë, pa asnjë bilanc dhe e mbytur nga gjobat për mosdeklarime.
E gjithë kjo është bërë për të mbuluar pistën e vërtetë që është shantazhi ndaj kryebashkiakut përmes njerëzve të Berishës në Kukës.
Fakti që vajza e skandalit është në ndjekje penale, ka shumë rëndësi, pasi dëshmon se prokuroria i ka zbuluar gënjeshtrat për lidhje intime apo përfitime ne favoret seksuale dhe është duke hetuar skemën e shantazhit.
Natyrisht Safet Gjiçi ka përgjegjësinë e tij të rëndë në gjithë këtë histori përfshi dhe çmimin që po paguan në opinion publik, por nëse prokuroria zbardh dhe administron mesazhet e vajzës në fjalë, takimet që ka lënë me Sali Berishën tre ditë para takimit me Safetin dhe tre ditë pas takimit, nëse zbardhen sms me tutorin e Berishës në Kukës, takimet e vajzës menjëherë me të pasi del nga zyra e Berishës, filmimi i videos erotike mbi ekranin e kompjuterit, për tu siguruar qe e ka filmuar dhe detajet e tjera, skema del e pastër.
Sali Berisha është në qendër të ideimit, provokimit dhe shantazhimit të Safet Gjiçit përmes një vajze të cilën Shërbimi Informativ e ka përdorur prej dhjetë vitesh, sipas vetë dëshmive të saj në redaksitë e gazetave si bashkëpunëtore në disa veprimtari të tij në Durrës.
Njeriu i SHISH që e ka rekrutuar në Durrës dhjetë vite më parë, tani është në Kukës po në SHISH, aty ku dhe ndodhi ngjarja.
Në panik e sipër për tu mbrojtur pas skandalit vajza në fjalë i ka treguar në disa vende komunikimet me Berishën dhe tutorin e tij në Kukës. Prokuroria e ka shumë të lehtë t’i administrojë ato, dhe të thërrasë Sali Berishën si person në dijeni të këtij skandali.
Meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau në bulevard me 21 janar, meqë nuk e thirrën kurrë pse vrau për biznesin e djalit në Gërdec, të paktën ta thërrasin, pse po rrezikon të nxisë një sagë të re hakmarrjesh fisnore në Kukës, duke përdor një vajzë fatkeqe që fati e ka dorëzuar në duart e burrave të ligj si ai, që nuk kanë mëshirë të të çojnë drejt rrezikut të jetës për hallin e tyre. Meqë ky njeri nuk u hetua kurrë si kriminel serioz të paktën të hetohet si burrë lapangjoz.

Next Post
Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Europën, termometri do të shënojë deri në 40 gradë

Vala e të nxehtit ekstrem përfshin Europën, termometri do të shënojë deri në 40 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In