• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A do të përjashtohet edhe Manjani tani?!

by Aalison Pearse Stevens
28/06/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një deklaratë e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së në kabinetin qeveritar, është bërë që në orët e para të mëngjesit kryelajm në media. Manjani është shprehur në mbledhjen e fundit të KLD së, në mbrojtje të anëtarëve të këtij institucioni, pa ngurruar të marrë gjithashtu në mbrojtje një ndër gjyqtarët e kthyer në simbol të akuzave për korrupsion në Shqipëri, Gjin Gjonin.

Deklaratat e Manjanit për KLD dhe Gjin Gjonin, vijnë kur shumica qeverisëse, por edhe ambasadorë e zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur punën e KLD, duke stigmatizuar shkallën e lartë të politizimit dhe mbylljen e syve përballë një situate alarmante të sistemit të drejtësisë. Aq e vërtetë është kjo, saqë ndërkombëtarët nuk kanë ngurruar asnjë çast që ta shkrijnë totalisht këtë institucion nga harta e reformës së re në drejtësi. Nëse aty do kishte “burra të mirë”, siç pretendon ministri, ai organizëm sigurisht do t’i kishte mbijetuar reformës!

Në këto kushte, deklarata e Manjanit është diçka më shumë se një gafë apo një qëndrim personale, pasi ai nuk ka folur në atë mbledhje me titull personal. Ashtu siç nuk ka folur me titull personal, as atëhere kur thoshte se e kishte gati në mendje listën me 35 gjyqtarë të korruptuar. Ylli Manjani duhet ta dijë se duke mbrojtur një gjyqtar si Gjin Gjoni, faktikisht mbron dikë për të cilin thuhet se figuron prej kohësh në listën e zezë të SHBA, për të mos shkelur në territorin e saj. Dhe natyrisht kjo ka pak ose aspak lidhje me nocionin e njeriut “që na nderon”, siç shprehet ministri.

Këto deklarata vetëm sa përforcojnë idenë se LSI ka një qëndrim të ndryshëm nga aleati i saj i majtë dhe komuniteti ndërkombëtar, në lidhje me reformën në drejtësi. Sepse s’mund të mendohet që një ministër drejtësie të shkojë e të lavdërojë një institucion në prag të shpërbërjes së tij! E vetmja mundësi është që ai (dhe me shumë gjasë edhe partia e tij), të kenë mendimin se KLD vërtetë është një institucion i pakorruptuar dhe që duhet të vijojë punën! E vetmja pyetje që mund të shtrojmë në këto kushte, është nëse do të ketë edhe Ministri Manjani, të njëjtin fat me deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu? A do të dalë edhe kësaj rradhe Petrit Vasili, për të na thënë se qëndrimet e Manjanit ishin “personale”?

Next Post

Kjo femër po i çmend paparacët e Dubait (Galeri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In