• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të përhapet kriza e lirës turke?

by Java News
21/08/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e kaluar, pas trazirave ekonomike në Turqi, tregjet monetare botërore filluan të njohin rënie në klimën e shqetësimeve të reja se problemet e Turqisë mund të sjellin një përsëritje të krizës financiare globale të vitit 2008.

Çmimet e aksioneve të bankave evropiane, që janë huadhënëset e mëdha të Turqisë, ranë ndjeshëm ndërkohë që monedhat e Kinës, Brazilit dhe Meksikës janë dobësuar.

“Do të kemi një përplasje tjetër që do të jetë më e rëndë se 2008-a në disa aspekte”, tha për gazetën New York Times, analisti financiar Tim Lee.

Megjithatë, shumë analistë thonë se pasojat më të gjera ekonomike nga borxhi dhe kriza e lirës turke do të jenë të kufizuara, dhe se ndikimin më të madh ato mund ta kenë në Britani, bankat e së cilës kanë dhënë hua më së shumti, sipas një analize të ekonomistit të Deutsche Bankës, Oliver Harvey.

Bizneset turke dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme kanë përdorur kredi të huaja të lira në dollarë amerikanë shumë më tepër se sa homologët e tyre në ekonomitë e tjera të mëdha të tregjeve në zhvillim. Ata kanë përdorur paratë e huazuara për të financuar ndërtesa apartamentesh, fabrikat dhe qendra tregtare që u kanë dhënë një pamje të re qyteteve, nga Stambolli në veri deri në Gaziantep në jug.

Bankat turke janë inkurajuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, fitoret zgjedhore të të cilit kanë ardhur pjesërisht nga transformimi ekonomik, kryesisht falë rrjedhjes së parasë nga jashtë. Standardet e jetesës janë rritur në mënyrë dramatike, të paktën deri kohët e fundit. Kreditë e huaja bënë të mundur që prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë të rritej me 64 për qind midis viteve 2002 dhe 2012.

Qeveria e Erdoganit ka shpenzuar në mënyrë masive në infrastrukturë, duke ndërtuar rrugë të reja, aeroporte dhe një rrjet hekurudhor me shpejtësi të lartë. Por nxitja e një bumi me para të huazuara e ka lënë Turqinë me një inflacion jashtë kontrollit. Deficiti tregtar është i lartë dhe po ashtu borxhi në dollarë, pa folur për rënien e shpejtë të monedhës. Lira ka humbur 40 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit, duke e bërë më të shtrenjtë shlyerjen e kredive. Kostoja e shlyerjes së borxhit të huaj është rritur me 25 për qind dy muajt e fundit.

Sipas analistëve të bankës franceze Societe Generale, qeveria dhe bizneset e Turqisë do të përballen në muajin tetor me shlyerjen e bonove në valutë të huaj që kapin rreth 3.8 miliardë dollarë. Problemet e monedhës së vendit kanë shkaktuar shqetësime në lidhje me borxhin e jashtëm të Turqisë dhe aftësinë e firmave dhe bankave të saj për t’a shlyer atë.

Vendi po përballet me mjaft vështirësi për të frenuar problemet ekonomike. Por rritja kohëve të fundit e normave të interesit në SHBA, të cilat kanë ndikuar edhe në Argjentinë dhe Kili, si dhe konfrontimi me Uashingtonin lidhur me burgimin e pastorit amerikan, Andrew Brunson, ka ndryshuar shumëçka. Vendosja nga Presidenti Donald Trump e sanksioneve dhe tarifave për eksportet turke e ka shpejtuar largimin e investitorëve të huaj.

Presidenti Erdogan nuk ka pranuar të zbatojë politika shtrënguese dhe refuzon të ngrejë normat e interesit në rritje, të cilat aktualisht janë 17.75 për qind. Ai thotë se trazirat ekonomike janë pasojë e një komploti të huaj kundër Turqisë.

Të hënën, ai iu përgjigj krizës me retorikë nacionaliste dhe fetare. Ai tha se sulmi ndaj ekonomisë së Turqisë është njëlloj sikur të goditej flamuri i saj ose thirrja islame për falje. Qëllimi, tha Presidenti Erdogan, është të gjunjëzohet Turqia.”

Pak analistë dyshojnë se, duke refuzuar një qasje konvencionale, zoti Erdogan rrezikon të përballet me probleme akoma më të mëdha,. Ata parashikojnë se qeveria turke do të kërkojë një paketë shpëtimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.(VOA)

ma.me

Next Post
Gurët i zënë poshtë makinën, familja angleze sheh tmerr me sy në rrugën e Komanit

Gurët i zënë poshtë makinën, familja angleze sheh tmerr me sy në rrugën e Komanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

FIFA në alarm, Infantino thërret mbledhje urgjente pas rritjes së presionit

August 5, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Temperatura deri në 40 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

August 5, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

August 5, 2026
Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

Renditja e shërbimeve sekrete në Evropë/ MI6 në krye, Ukraina surprizon me pozicionimin

August 4, 2026
Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

Tjetër Shkodra, tjetër Skadar

August 4, 2026
VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

VIDEOLAJM/ Ulet pjesëmarrja në ditën e 66-të të protestës para Kryeministrisë, pamjet me dron

August 4, 2026
Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Zjarr në varrezat e Libonikut/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

August 4, 2026
Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

Mbyllen aplikimet për Prokurorin e Përgjithshëm, 5 kandidatë në garë, pritet të nisi faza e verifikimit nga KLP

August 4, 2026
Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

Zjarret në vend/ Bilanci i Emergjencave Civile: 14 vatra të raportuara në 12 orë, 5 mbeten aktive në të gjithë vendin

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com