• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të pasohet vettingu nga hetimi penal dhe a do të përfshihet SPAK?

by Java News
30/11/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njerëzit, ndërkohë, perceptojnë se shumë subjekte të drejtësisë kanë përfituar nga profesioni i tyre dhe kanë krijuar pasuri të paligjshme. A mjafton që këta njerëz të nxirren nga sistemi i drejtësisë dhe kaq, apo do të ketë një proces të dytë që do të merret me ta ligjërisht për pasuritë e vëna në mënyrë të paligjshme? Çfarë pritet të ndodhë me këta njerëz? Këtyre pyetjeve iu përgjigj mes shumë të tjerave, e ftuara Erida Skëndaj, kryetare e Komisionit të Helsinkit, në emisionin “Top Talk”.

“Vettingu është përgjegjësi administrative, por kjo nuk e përjashton detyrimin që ka shteti me anë të organit të Prokurorisë që të hetojë penalisht, sepse nëse ka vepër penale, atëherë duhet të hetohet. Prokuroria heton me nismën e saj kur shikon ato të dhëna tronditëse për një pjesë të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, për një pasuri goxha marramendëse të vendosur jo vetëm gjatë karrierës së tyre si gjyqtarë e prokurorë; por heton edhe me kallëzim penal të organeve që po bëjnë procesin administrativ”, tha Skëndaj.

Por, a do t’i ketë objekt hetimi këta persona SPAK-u?

“Deri para disa muajsh na rezulton vetëm një çështje e dërguar nga organet e vettingut në Prokurori, për një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që gjatë hetimit administrativ i dolën probleme të përgjegjësisë penale, dhe për këtë person u vendos mosfillimi i procesit penal. Për të gjithë subjektet e tjera që ne kemi parë në media sa i takon pasurisë tejet të lartë, nuk kemi asnjë informacion nëse ka filluar apo jo paralelisht hetimi penal nga organi i Akuzës. Ndaj mendoj se krijimi i SPAK-ut do të kontribuojë në këtë proces, sepse Prokuroria nuk është një institucion që vihet në lëvizje vetëm me kallëzim. Kur ka vepra të rënda duhet të vihet në lëvizje automatikisht”, tha Skëndaj.

ma.me

Next Post
Raporti, 1 në ҫdo 3 gra përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj bashkëshortore

Lezhë/ Dhuna në familje, 13 institucione bëhen bashkë kundër fenomenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre. Situata e vështirë për gjithë rajonin

September 7, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama: Komunikimi publik i së nesërmes kërkon ide dhe kontribute të reja. Bashkohuni me Rrjetin MIA

September 7, 2026
Nesër nis Champions, Chivu flet para ndeshjes së Interit me Realin: Të shkruajmë historinë e klubit, Mourinho njeri special për mua!

Nesër nis Champions, Chivu flet para ndeshjes së Interit me Realin: Të shkruajmë historinë e klubit, Mourinho njeri special për mua!

September 7, 2026
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, mbi 2 mijë fluturime të anuluara dhe 270 mijë pasagjerë të bllokuar në aeroporte

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, mbi 2 mijë fluturime të anuluara dhe 270 mijë pasagjerë të bllokuar në aeroporte

September 7, 2026
“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

September 7, 2026
VIDEO/ Fitorja e ekstremistëve të AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive në të gjithë vendin! Tensione me policinë

VIDEO/ Fitorja e ekstremistëve të AfD përçan Gjermaninë, qytetarët dalin rrugëve në demonstrata masive në të gjithë vendin! Tensione me policinë

September 7, 2026
Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

September 7, 2026
VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

September 7, 2026
VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

September 7, 2026
Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com