• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“A do të nisë lufta për Krishtlindje?”/ Analiza në mediumin francez rreth situatës në Bosnjë-Hercegovinë

by
28/10/2021 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mediumin francez, “Courrier des Balkans” është publikuar një analizë për situatën në Bosnjë e Hercegovinë. Shpërbërja e këtij shteti duket shumë e mundur dhe anëtari serb i Presidencës së BeH, Millorad Dodik po përpiqet praktikisht për ta arritur këtë qëllim.

Republika Srpska ka hyrë në një logjikë të shkëputjes. Nga ana kroate, Çoviq dëshiron të imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese. A ka filluar tashmë ndarja? A do të ketë luftë në Krishtlindje? Kështu përshkruhet analiza e Aline Cateux nga ky medium, transmeton Gazeta Express.

Milorad Dodik kishte vite që fliste për këtë dhe Republika Srpska hyri në një logjikë shkëputjeje. Nga ana kroate, Dragan Çoviq dëshiron ta imponojë një reformë zgjedhore antikushtetuese, shkruan Cateux në analizën e saj, duke hamendësuar nëse ka filluar tashmë ndarja e Bosnjë-Hercegovinës. Anëtari serb i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik ka konfirmaur së fundmi se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas.

Kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq së fundmi shkoi në Banja Llukë për të marrë pjesë në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republika Srpskas, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991. Nga atje, ai tha se Dodiku mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar.

Në një konferencë shtypi, Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë RS kur të jetë e mundur. Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i RS të miratojë ligje në ditët në vijim që do t’ia “rikthejnë” njësisë kompetencat e transferuara në nivelin e Bosnjës si shtet. “Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, deklaroi Dodik.

/b.h

Next Post
Flutura Açka: Qeveria po bën monologje, i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Flutura Açka: Qeveria po bën monologje, i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

Si po e përdor Rusia një “superaplikacion” për t’i spiunuar qytetarët

September 18, 2026
“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

“Prova të dobëta…”/ Avokati i Thaçit kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit: Do apelojmë!

September 18, 2026
Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

Zelensky dhe Vuçiç takohen në Ukrainë: Është e rëndësishme ta zhvillojmë këtë format të ri takimesh

September 18, 2026
BE klasifikon në një grup SHBA dhe Rusinë, kufiri mund të mbetet i mbyllur pas 1 korrikut

Pse Amerika iu bashkua Evropës që ti bënte presion Kosovës për ngritjen e Gjykatës së Hagës?

September 18, 2026
Sali ziu dhe demokratët që bëjnë sikur s’kuptojnë që nga viti 1992

“Pagat rriten me ligj, jo me kërkesë”/ Ngjela: Magjistratët nuk i përcaktojnë vetë

September 18, 2026
“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri

September 18, 2026
“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

“Mbreti u gëzua kur vdiq Diana”, vëllai i princeshës publikon librin me fakte tronditëse

September 18, 2026
Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

September 18, 2026
Tregtia me BE-në zë 46.2% të totalit, Italia dhe Kina kryesojnë partnerët tregtarë gjatë gushtit 2026

Inflacioni në muajin gusht 2026 arrin në 3,0% sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit

September 18, 2026
Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

Ngjarje e rëndë në Skrapar: Foshnja 1-vjeçare dëmton dorën me grirëse mishi, transportohet me helikopter te Trauma

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com