• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do të mbajnë maska ata që janë vaksinuar?

by A R
13/05/2021 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./ VOA

Next Post
Ndërhyn në konflikt Libani? Lëshohen raketa drejt Izraelit

Ndërhyn në konflikt Libani? Lëshohen raketa drejt Izraelit

Comments 1

  1. Izet vishaj says:
    5 years ago

    Policia po ndalon levizjen ne gurokoc te istogut me mask vaksinen e kam marr nuk me kan dhan vertetim jam Ne shtepin moshurve ne gurokoc

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com