• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të marrë pjesë opozita në zgjedhje? Veliaj: Këtë e ka në dorë Moska

by A R
21/03/2019 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv foli për zgjedhjet lokale, rikandidimin, marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama dhe protestat e opozitës pas djegies së mandateve.

“Është ankthi i dikujt të dëshpëruar, si Berishën që nuk e do popullin dhe atij tjetrit që është në gjumë. Në Tiranë njerëzit shikojnë hallet e tyre. Njerëzit në Tiranë duan të shikojnë jetën e tyre. Më rezulton një përpjekje e lodhur, e ca njerëzve që nuk po arrijnë që hallin e tyre ta bëjnë hall kombëtar. Jam fokusuar te bashkia, pasi qytetarët më besuan Tiranën dhe jo politikën e madhe. Bashkia tjetër nga ana e lumit është e mbyllur, unë ca i njoh edhe si fytyra. I cilësoj si vizitë e tyre, eskursion.

Nëse do të ishin anti sistem pse nuk e japin dorëheqjen nga Shkodra, Kamza apo Vora? Hipokrizia është shumë e madhe. Kur fitojnë lojën e duan pushtetin, kur humbasin thonë anulim loje. Sa mbaron eskursioni duhet të bëjmë pastrimin në Tiranë. Këto janë ngërce të vogla, nuk kemi krizë, javën tjetër në parlament do të kalojë edhe 100-ja (numri i deputetëve)” tha ai.

Veliaj në ’45 Minuta’: PD-ja do të futet në zgjedhje nëse do të vendosë Moska
“Me shumë gjasa e di dikush në Moskë nëse do të marrë PD-ja pjesë në zgjedhje. Kjo është e vërteta. Përsa kohë që investigimet në Amerikë, thonë se një kompani ruse bën pagesë të partisë Demokratike. Dhe nëse lekët vinkan nga Moska dhe Basha refuzon që të shkojë në prokurori. Një parti që financohet nga para ruse, mesa duket në Moskë u vendoska, duhet të pyesim Moskën nëse PD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje” tha Veliaj.

Opozita bojkot zgjedhjeve lokale? Veliaj: Shpresoj ti thërrasin mendjes…do të vijnë

“Kemi zgjedhje në 30 qershor, është mundësi për opozitën të tregojë sa vota ka, nëse fiton masivisht zgjedhjet lokale ka një argument për kërkesa të tjerë, por sa kohë të gjitha sondazhet e tregojnë opozitën pikiatë…Si mund të iki unë nga kjo zyrë dhe ta lë Tiranën pa pastruar dhe gjelbëruar se dikush thotë ik ti dhe të vij unë. Unë jam shpresëplotë se do ti thërrasin mendjen dhe të vijnë në 30 qershor. Janë treguar selektiv, nuk kanë ikur nga bashkitë, kjo më thotë se u shijon ai pushtet. Fakti që po rrinë në bashki tregon se do të bëjnë betejë për Shkodrën, Vorën, Kamzën, etj” tha ai.

/a.rada

Next Post
Një vrasje në Shkodër dhe një heshtje vrastare

Një vrasje në Shkodër dhe një heshtje vrastare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In