Në një kohë që presidenti i Lacios, Klaudio Lotito nuk po vendos për trajnerin e ri të skuadrës që drejton, në skenë ka dalë edhe emri i teknikut të Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi.
Deri më tani dy emrat favoritë ishin Prandeli dhe Bielsa, por ngërçi ka qenë te kërkesat e tyre të larta financiare.
Në këtë pikë De Biazi nuk ka shumë pretendime, duke qenë se është koshient që pas kampionatit Europian, do të largohet nga drejtimi i Shqipërisë.
Sipas “tuttosport”, Lotito deri në mesjavë duhet të ketë përcaktuar timonierin e ri të skuadrës dhe De Biazi është një alternativë. (java / r.a)