• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

by Spartak Ngjela
18/06/2025 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Sot e gjithë vëmendja politike e politikës së madhe botërore është te pyetja: A mund të lejohet që Irani të jetë një fuqi bërthamore?

Mendimi i pjekur kuptohet se sot, brenda vetes së tij, mban mendimin që forca shkatërruese e një arme bërthamore, po të bashkohet me përdorimin e saj nga primitivizmi; bota e qytetëruar sigurisht që do të ishte përballë një rreziku shumë të madh dhe drejt shfatosjes së këtij qytetërimi.

I.
Po ta shikosh në një prizëm të arsyes historike, kjo do të ishte një fatkeqësi botërore si shumë të tilla që kanë kaluar në historinë jetësore të shoqërisë njerëzore.
Por ne…

Duhet gjithmonë të kujtohemi se konflikti midis barbarisë dhe qytetërimit ende nuk ka përfunduar në historinë e qytetërimit botëror.

Pse, a mos është shumë e largët në histori koha e Adolf Hitlerit?

E pra, jepjani armën bërthamore Hitlerit dhe me imagjinatën tuaj trajtojeni historinë tonë në dorë të Hitlerit me nazizmin e tij ushtarak. Atëherë gjithçka del e qartë.

Prandaj duhet të kujtohemi se:

Çmenduria, pushteti absolut; dhe pushtimi i territoreve nga të ashtuquajturat figura të mëdha të historisë njerëzore, brenda vetes, këtë psikologji ka pasur.

Por ne sot jemi në shekullin XXI dhe në historinë e këtij shekulli. Por gjithsesi është e prekshme që egërsia njerëzore ende ekziston; por deri tani ajo egërsi përballë qytetërimit të lartë nuk kishte asnjë lloj force, dhe prandaj historia e kishte lënë në papërfilljen e forcës; por ja që sot ka dalë arma bërthamore dhe egërsia e çmenduria e një princi të fuqishëm duhet të llogaritet edhe me fuqinë e bombës bërthamore.

Po ta gjykosh këtë çështje me prizmin e trajtimit psikik, e sheh që çmenduria anti-jetësore po e sheh me zili bombën bërthamore. Dhe kjo sigurisht që është një e vërtetë e historisë njerëzore, por a ka mundësi që krimi i psikikës së çmendur të ketë në dorë bombën bërthamore?

II.
Por ja, sot, koha me ngjarjet e Iranit na i solli në mendimin e përgjithshëm që shoqëria njerëzore duhet të jetë shumë e kujdesshme me raportin e forcës nukleare që krijon ideja e çmendurisë njerëzore të individëve të fuqishëm, që janë edhe si kryetarë shtetesh. Sepse tani dihet se mundësia që çmenduria njerëzore, që po drejton një shtet të fuqishëm, të ketë në dorë edhe armën bërthamore, nuk është një rast i pamundur. Kurse në Iran bombën bërthamore dhe përdorimin e saj po e kërkon kryetari i fesë në Teheran.

Prandaj neve sot, këtë mendim që i afrohet shumë tragjikes për historinë e këtij qytetërimi; na i solli ndër mend Irani me ngjarjet e tij të kohëve të fundit. Diktatori absolut i Iranit po kërkon me ngulm të prodhojë bombën bërthamore, sepse ai ka imagjinatën e çrregullt që me forcën e armës bërthamore të godasë qytetërimin perëndimor.

Por a ka mundësi që ta kryejë këtë?

Jo, nuk ka asnjë mundësi, sepse forca e Amerikës dhe e vetë Perëndimit e përmbys menjëherë; por ne këtu trajtuam faktin e çmendurisë antinjerëzore, e cila gjithmonë ka kërkuar të ketë forcë për të shkatërruar qytetërimin perëndimor, dhe sot shkenca moderne e ka krijuar forcën e madhe shkatërruese me anë të bombës bërthamore.

E pra, pyetja gjithmonë duhet të jetë kjo: A ka mundësi që diktatori i çmendur i një shteti të madh e të fuqishëm ta ketë mundësinë që ta përdorë bombën bërthamore kundër këtij qytetërimi?

III.
Por na duhet të theksojmë se kanë qenë filozofët dhe historianët e mëdhenj të shekullit që kaloi, të cilët na kanë thënë: Nëse do të fillojë lufta e tretë botërore me armët bërthamore: lufta e katërt botërore do të jetë me gurë.

Dhe kjo ka qenë një figurë shumë e goditur e historisë për kohën tonë.

Por pyetja është kjo: A mund të fillojë një luftë botërore bërthamore?

Jo, kjo është e pamundur, sepse tani psikologjia e luftës së tretë botërore është rrënjosur në mendjen e krerëve të shteteve të mëdhenj me idenë se:

Pas një lufte bërthamore nuk do të ketë më fitues dhe të mundur: dhe kjo sepse të gjitha palët luftuese në një luftë bërthamore do të jenë, jo përballë rrezikut të humbjes së luftës; por do të jenë përballë shfarosjes së tyre.
Si mendoni ju, a mund të fillojë një luftë kur palët ndërluftuese e dinë se pas asaj lufte, nuk do të ketë më as fitues e as të mundur?

Next Post
“Kolegji” rrëzon ankimin e PD, Gjirokastra e Lezha të parat që certifikojnë rezultatin e 11 Majit

"Kolegji" rrëzon ankimin e PD, Gjirokastra e Lezha të parat që certifikojnë rezultatin e 11 Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

Rrethanat | Dështimi “spektakolar” i inteligjencës izraelite për sulmin e 7 tetorit

October 6, 2026
Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com