• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të ketë para 11 Majit arrestime nga SPAK?

by Artur Ajazi
21/03/2025 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

SPAK-u, ka treguar se nuk “dëgjon shumë nga ai vesh”-thotë populli. Ai po heton, vëzhgon, dhe mbledh fakte mbi këdo që ka shkelur ligjin, mbi këdo që ka vjedhur dhe është pasuruar me para taksapaguesish. SPAK-u, deri sot, ka treguar se nuk  e prish aspak “linjën e tij të përcaktuar nga ligji dhe vetëm ligji”. Ata që besojnë se “nuk ka arrestime para 11 Majit, medemek sepse na qenkëshin fushata elektorale  dhe votimet”, shumë shpejt do të zhgënjehen.

Do të ketë arrestime, madje dhe arrestime VIP-ash. Të atyre që deri sot i kanë punuar “qindin” SPAK-ut, duke e akuzuar dhe telendisur. Dhe kjo jo për hakmarrje. Por sepse ata që shajnë me libër shtëpie një prokuror, një kryetar gjykate, një kryepolic apo një OPGJ, natyrisht e kanë “mizën nën skulë”. Ligji dhe zbatimi i tij, ndaj atij që ka vjedhur, ndaj atij që ka abuzuar me milionat e popullit, ndaj atij që ka firmosur tenderat dhe ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve, ndaj atij që ka vrarë dhe shkaktuar viktima nga ushtrimi i postit dhe ofiqit që ka patur, do të bjerë si “shpata”.

Askush të mos besojë, dhe askush të mos rrijë i qetë se “meqenëse jam deputet, meqenëse jam në listë për deputet, apo meqenëse jam politikan i opozitës, jam imun ndaj ligjit”. Jo, kjo nuk do të ndodhë. Madje do të kemi  surpriza nga SPAK-u ndoshta javën e parë të muajit të ardhshëm. I vetmi sektor që nuk ndalet as në verë, as në dimër, as para dhe pas fushatave elektorale, mbetet ai i institucioneve ligjzbatuese. SPAK-u, ka treguar se nuk ndalet as para presioneve nga politika, dhe as para presioneve nga ata që pretendojnë se janë të “paprekshëm”. Ky mendim dhe kjo hipotezë ka rënë, falë reformimit të organeve të drejtësisë, dhe përkrahjes maksimale që Edi Rama i ka dhënë strukturave të reja të drejtësisë.

Natyrisht nuk mund të ikim askund, natyrisht as në Bashkimin Europian, duke qenë me nivel alarmant korrupsioni, apo duke patur me shumicë emra ligjvënësish apo dhe politikanësh që kanë rezultuar nga hetimet të korruptuar dhe të lidhur me rrjetet e krimit. Në Shqipëri nuk ka më të paprekshëm, nuk ka më “mandate të përjetshme” që të mbronin si dikur nga hetimi, gjykimi, dhe dënimi. Për SPAK-un, nuk ka asnjë rëndësi në rast se të gënjen mëndja, ta shtysh hetimin, apo dhe gjykimin “me raporte mjeksore” si dikur.  Kjo është drejtësia e re, e rilindur, pa komplekse dhe ndikime politike si dikur ajo e plepaxhinjve.

Sot para ligjit janë të barabartë, si deputeti, si ish-ministri, si ish-kryeministri, kryetari partisë, apo kryetari bashkisë, apo dhe ish-drejtuesit e institucioneve. Mjafton të jesh përlyer me afera korruptive, dhe automatikisht je kontigjent i SPAK-ut.

Fundja SPAK-u, ndaj u ngrit  dhe po perfeksionohet, për të ndëshkuar çdo politikan, drejtues dhe ish-drejtues institucioni që ka kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ata që menduan “ta shkrijnë SPAK-un”, shumë shpejt do të shohin se përpjekja e tyre ka qenë e kotë.

Next Post
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

"Berisha të përballet me drejtësinë", Elezi: Njollën e korrupsionit nuk ia heq as Trump dhe as LaCivita

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Nga e thëna, në të bërë, ndan në mes, një oqean i tërë.
    – – – – ————————
    Mo u mburr,
    Mo u lëvdo,
    Sonte prëma
    To ja shoh
    —————————-
    Bathë, bathë e asnjë koqe.
    ———————
    Të dinja burrë me koqe,
    Na dole burë loqe.
    —————————
    As mish, as peshk.
    ———————

    Ka edhe shumë e shumë thënie të tjera mënçura nga populli ynë, vërtet fukara,,por gjithmonë shumë i zgjuar dhe i mënçëm.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In