• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do të ketë dron në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”?

by
15/09/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A do të ketë dron në ndeshjen me Serbinë në “Elbasan Arena”?

Sfida e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë është rasti më i mirë për t’i treguar Europës se shqiptarët dinë të bëjnë tifozllik, por nga ana tjetër ndeshje shihet si një sfidë problematike dhe shumë e vështirë për t’u menaxhuar.

Pas përlasjes së fundit në Beograd, ku Shqipëria pas dhunës, fitoi edhe tre pikët në tavolinë, urretja mes tifozerive dy tifozerive është rritur akoma edhe më shumë.

Dhe frika e madhe tashmë është nëse do të ketë një dron të dytë në “Elbasan Arena”.

Përfaqësues të tifo-grupeve shqiptare të pyetur nga “Javanews” e përjashtojnë kategorikisht mundësinë e përdorimit të dronit në ndeshjen me Serbinë. Pasi siç thonë ata në këtë mënyrë jo vetëm që nuk do ta ndihmonin kombëtaren tonë, por do ta dëmtonin atë rëndë, deri ndoshta në një skualifikim.

Pikërisht për këtë arsye kryetari i tifogrupit të Kombëtares shqiptare, “Plisat”, Albert Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë të mos bien në provokime të mundshme të serbëve gjatë ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet muajin e ardhshëm në “Elbasan Arena” më 8 tetor. Sipas “Tigrit”, Shqipëria mund të skualifikohet nga gara, prandaj këshillon tifozët të mos hedhin sende në fushë dhe as të mos e bëjnë ndonjë veprim tjetër që mund të sjellë skualifikimin e Shqipërisë.

Ndërsa mediat serbe shkruajnë se shqiptarët po përgatisin një akte për të provokuar sërish Serbinë.

Por frika më e madhe qëndron tek tifozët serbë. Pasi ata u ndjenë të “turpëruar” nga droni me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin që fluturuan mbi Beograd, po kërkojnë të hakmerren.

Shërbimet e inteligjencës në vendin tonë thonë për Javanews se që tani ka nisur kontrolli i kufijve për të vëzhguar qytetarët serbë që hyjnë në Shqipëri nëse ata janë ultras të kombëtares. Në këtë kuadër ata do të mbahen në vëzhgim për të mos bërë incidente të parapërgatitura në ndeshjen që do të luhet në “Elbasan Arena”. Dhe për të evituar çdo lloj incidenti dhe organizimi sa më i mirë i ndeshjes Shqipëri-Serbi, sfidë tek e cila do t’i ketë sytë e gjithë Europa, ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit të forcojë masat e sigurisë dhe të bashkëpunojë për herë të parë edhe me Shërbimin Informativ të Shtetit, për një ndeshje ndërkombëtare.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka pohuar se do të jetë tifoz në “Elbasan Arena” dhe do t’i tregojë homologut të vet shqiptar, Edi Rama, se kombëtarja serbe fiton brenda në fushën e kuqezinjve. Ndërsa Rama i ka thënë se shqiptarët do ta mirëpresin dhe se nuk do të ketë asnjë incident. Dhe është me shumë rëndësi është që të mos ndodhë asnjë incident, sepse pastaj mund të ndodhë që te kemi fatin e Serbisë.

Next Post

Ja çfarë bën partneri juaj kur është vetëm në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In