• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të kërkojë prokuroria heqjen e imunitetit për 3 deputetët e LSI?

by Java News
24/11/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre deputetë të LSI, sic është bërë publike tashmë dhe nga pamjet e filmuara, janë përfshirëe direkt në akte të dhunshme ndaj policisë, për të mos lejuar prangosjen e 18 vjeçarit Daniel Drobaj, i cili dyshohet se ka gjymtuar rëndë efektiven e policisë në detyrë Ina Nuka, duke hedhur kapsollë në drejtim të saj. Pamjet tani japin një tablo shumë të qartë të rolit të deputetëve të LSI në protestën e dhunshme para Parlamentit, të cilët me qëllim pengojnë arrestimin e 18 vjecarit, duke i krijuar atij mundësi shpëtimi për veprën e rëndë penale që ai akuzohet nga drejtësia. Të përfshirë në këtë akt janë deputetët e LSI-si Luan Rama, i cili ka qenë dhe ministër i Brendshëm(!!), Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Këta 3 deputetë arrijnë t’ia heqin policisë nga duart Drobajn, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet nuk mungojnë as aktet e dhunës në drejtim të efektivëve të uniformave blu. Pas akteve të dhunës të frymëzuara dhe nga prezenmca e deputetëve të LSI, policia vendos mos ta shoqërojë 18-vjeçarin, i cili duke pasur dhe mbëshjtetjen e deputetëve të LSI, sërish tenton të godasë policët.

Nisur nga kjo tablo bëhet mëse e qartë që të 3 deputetët e LSI janë përfshirë në vepra penale si pengim i policisë për arrestimin e personave që kanë kryer vepra penale, dhunë ndaj uniformave blu dhe përkrahje të autorëve të dyshuar për vepra të rënda penale duke penguar me dashje ndalimin e tyre dhe përballjen me ligjin. Nisur nga kjo panorama lindin vetvetiu pyetjet: A duhet që të hetohgen këta 3 deputetë? A do të kërkojë prokuropria heqjen e imunitetit që ata të përballen me ligjin për veprat penale të mësipërme? Si do të zbatohet ligji ndaj 3 deputetëve, të cilët shihen qartë që pengojnë policinë të ndalojë persona të dyshuar për vepra penale? A do të zbatohet ligji pa dallim, apo imuniteti do të vijojë të jetë mburoja për veprat penale që kryejnë deputetët?
a.meta/javaneës.al

Next Post
Shkodër, lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit, nuk raportohen dëme

Shkodër, lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit, nuk raportohen dëme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In