• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do të jetë Lukashenko në listë? BE sanksione ndaj 20 zyrtarëve bjellorusë. Greqia dhe Qipro kërkojnë masa për Turqinë

by Java News
28/08/2020 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 20 zyrtarëve bjellorus, të dyshuar për manipulimin e zgjedhjeve dhe dhunën ndaj protestuesve. Sipas mediave të huaja, edhe presidenti Lukashenko.

Ministri i Jashtëm çek, Yomas Petricek është shprehur se vendet e BE kanë rënë dakord për personat që do të përfshihen në listë.

“Kemi arritur një marrëveshje, për mënyrën sesi lista do të strukturohet dhe kush do të jetë pak a shumë në të”, tha Petricek.

Që lista të quhet e finalizuar, duhet të përmbyllen edhe teknikalitetet, që do të zgjasin edhe një javë. Petricek tha se edhe Lukashenko do të jetë në listë, në fazën e parë osë në të tjerat, nëse nuk do të ketë progres në dialog.

Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius u shpreh se Lukashekno duhet të jetë në listë që në fazën e parë, ndërsa theksoi se ka disa arsye taktike se përse ai duhet të jetë jashtë. Lituania ndërkohë ka përpiluar një listë me 118 zyrtarë, të cilëve u duhen vendosur sanksione.

Presidenti rus, Vladimir Putin parlajmëroi të enjten, se është gati të dërgojë forca policore, në rast se protestat përshkallëzohen. Në lidhje me deklaratën e tij ka reaguar ministri lituanez, i cili kërkoi që Rusisë t’i dërgohet një paralajmërim i qartë.

Kancelarja gjermane ndërkohë ka shprehur shqetësimin për krizën, ndërsa ka theksuarse Lukashenko ka refuzuar të flasë me të.

Por mbledhja e së premtes në Bruksel, u shfrytëzua nga Greqia dhe Qipro për të kërkuar masa ndaj Turqisë.

Athina kërkoi sanksione ndaj Turqisë, për veprimet e Ankarasë për kërkime hidrokarburesh në Mesdheun lindor.

Ministrat e BE ranë dakord edhe për këtë pikë, ku zv/ presidenti i KE zbulon se më 24 shtator në mbledhjen e Këshillit Europian do të diskutohet edhe masat ndaj Turqisë në rast se shtatori nuk sjell progres.

Borrell paralajmëroi se BE do të tregojë forcë kolektive por nga ana tjetër do i hapë rrugë dhe dialogut në Bjellorusi apo në Mesdheun Lindor. Ai shtoi se tashmë BE është e unifikuar në krizën në Mesdhe, duke mbështetur plotësisht Greqinë dhe Qipron, teksa është e zhgënjyer nga sjellja e Erdogan për shpimet ilegale në det.

g.kosovari

Next Post
Fryma e Solidaritetit i është e nevojshme Evropës së sotme

Fryma e Solidaritetit i është e nevojshme Evropës së sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme ‘çmend’ naftën, çmimi kalon 100 dollarë për fuçi

September 9, 2026
“Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë”, Nufi: S’ka kërkesë nga NATO për pezullimin e…

“Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi?”, Nufi mohon akuzat pas audios së publikuar nga Ahmetaj

September 9, 2026
“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

“Kam marrë shumë kërcënime” – Labinot Rexha rrëfen detajet e sherrit mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit

September 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sa të interesuar janë adoleshentët shqiptarë për politikën?

September 9, 2026
Lamtumirë Giorgos Mazonakis! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur grek

Lamtumirë Giorgos Mazonakis! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i njohur grek

September 9, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, çfarë përfitojnë fermerët

Kush nuk interesohet brenda dy muajve humbet pronësinë

September 9, 2026
Presidenti kinez zhvillon nje bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë

Presidenti kinez zhvillon nje bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com