Koreja e Jugut propozoi sot zhvillimin e bisedimeve të nievlit të lartë me Phenianin më 9 janar për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane, pas zgjatjes së dorës nga Kim Jong Un që ka përmendur një pjesëmarrje të koreanoveriorëve në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kryetari koreanoverior përdori fjalimin e tij drejtuar këmbit me rastin e Vitit të Ri për të përsëritur se vendi i tij ishte një shtet krejtësisht bërthamor dhe se ka gjithë kohën pranë “butonin bërthamor”.
Por, paralelisht, ai i ka zgjatur dorën Jugut duke shpjeguar se Pheniani mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjeongçang, që do të zhvillohen nga data 9 deri në 25 shkurt.
“Ne shpresojmë që Jugu dhe Veriu të mund të ulen ballë për ballë për të diskutuar për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat e Pjeongçangut si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët për të përmirësuar marrëdhëniet ndërkoreane”, deklaroi ministri koreanojugor i Unifikimit, Cho Myoung Gyon gjatë një konference për shtyp./b.d