• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do të jeni kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës? Gonxhja: Më vjen shumë keq për Veliajn, shpresoj të dalë triumfator! 

by B K
17/05/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e

11 majit, u pyet gjatë një interviste në emisionin Kjo javë në News 24 nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas burgosjes së Erion Veliajt për korrupsion.

Në përgjigjen e tij, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment. Ai theksoi se besimi që i është dhënë si deputet nga qytetarët e Tiranës e bën të përqendrohet te përfaqësimi dhe shërbimi në këtë rol, ndërsa çdo diskutim për ambicie të tjera e konsideroi të papërshtatshëm në këtë fazë. Gonxhja nënvizoi se Bashkia e Tiranës mbetet një institucion me rëndësi të madhe dhe se kontributi i tij do të fokusohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes angazhimit si deputet.

Blendi Gonxhja: Sapo përmende fjalën Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj, e vetmja gjë që më shkon në mendje është një keqardhje e jashtëzakonshme, që ndjej për atë që ka ndodhur, për Bashkinë Tiranë si organizatë, për Bashkinë Tiranë ku kam punuar kur kryetar bashkie ka qenë Edi Rama, për Bashkinë Tiranë, ku kam punuar me Veliajn kryetar. Kemi pasur rezultate fantastike. Më vjen keq për vetë Erion Veliajn, për familjen e tij, ka qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Hidhërimi që ndjej unë nga momenti që më përmendet emri dhe nocioni, Bashkia dhe kryetari, Veliaj, është aq i madh, sa nuk më lejon dot, këtë e kam të papërgatitur. Ne nuk kemi gjë në dorë në këtë pjesë, unë uroj që ai të dalë fitimtar dhe i pastër.

 

Nuk kam plan personal karriere, gjithmonë jam thirrur që të pyetem a jam në dispozicion për një kauzë të caktuar, nuk kam programuar asgjë për një ambicie personale, pas kësaj që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës. Votëbesimi në Tiranë është një shpagim, për atë thikë, që ndërpreu karrierën time më 2002 dhe që kjo është një gjë që ka të bëjë me gjithçka në jetën time, lidhet dhe me familjen time. Nuk ka diçka tjetër që lidhet me votën në Tiranë dhe me këtë pjesën tjetër. Bashkia Tiranë është një institucion tepër i rëndësishëm, nëse ne bëjmë punën tonë si deputet në Tiranë dhe nëse bëjmë që qeverisja vendore bën që njerëzve t’ju lehtësohet jeta, nuk do ishte gjë e vogël që do bënim. Nëse ne si deputetë do bëjmë gjithçka për zonën tonë, mendoj se kam bërë shumë për votëbesimin që më është dhënë. Mua më kanë votuar shumë zemra në Tiranë për deputet dhe ndaj kësaj vote duhet të jem shumë i kujdesshëm.

Next Post
Gonxhja kritika për PD-në: E çorganizuar! Duhet të reflektojnë

Gonxhja kritika për PD-në: E çorganizuar! Duhet të reflektojnë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Vete e futen ne buge,bejne sikur ju vjene keqe,kta te vrasin naten,e te qajne diten,te tille jane,bijte e bijat komunistave,e spiunve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

December 23, 2025
Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

Italia ndryshon himnin kombëtar, hiqet fjala “Po!”

December 23, 2025
“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

“Djali lindi me refluks të gradës së tretë”, Olta Boka ndan episodin sfidues

December 23, 2025
Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

Gjoba deri në 1,000 euro për gjermanët që përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak

December 23, 2025
Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

Rindërtimi, qeveria akordon mbi 750 milionë lekë për Kurbinin, Durrësin dhe Shijakun

December 23, 2025
Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

Prefekti bëhet “gardian” i territorit, krijohet për herë të parë “Prefekti Detar”

December 23, 2025
Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

Trajnerit të Polonisë i “del në ëndërr” Shqipëria: Në eliminatoret e shkuara na lanë prapa…

December 23, 2025
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Ndryshon Buxheti, Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

December 23, 2025
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

December 23, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Atreiu, Mikele Plaçido dhe heroizmi pa ide

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com