Sfida e 8 tetorit do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe një moment i mirë për të bashkuar politikanët në një stadium për një ekip.
Deri tani e kanë konfirmuar praninë e tyre në Elbasan kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, por ende nuk e ka bërë një gjë të tillë kreu i PD, Basha apo ish-kryeministri Berisha.
Nuk dihet nëse Basha është pajisur me biletë për të qenë pjesë e një sfide historike që mund të vendosë faktin e kualifikimit.
Ditët e fundit çështja e kombëtares nuk është lakuar nga lideri i opozitës në konferencat për shtyp dhe as statuset në Facebook.