Arjola Demiri ka folur në “Fan Club” për çiftet e krijuara brenda Big Brother VIP.
Ajo tha se çifti më i vërtetë në sytë e saj është Einxhel dhe Dagz. Ndërsa për çiftin Beatrix-Donald, tha se ky i fundit është strateg ndërsa këngëtarja është shumë e përfshirë.
“Çifti më i vërtetë, Einxhel Dagz. E shoh Einxhelin shumë të përfshirë. Shoh një Trixë shumë të përfshirë dhe një Donald strategjik.
I kam treguar Trixës gjëra të miat që ta bëjë të luftojë për veten se Donaldi është këtu. E di që është e ndjeshme, por shpresoj që Trixa të mos jetë lënduar nga unë.
Donaldi është strateg dhe nuk kam qenë kurrë kundër tij dhe kur më kanë dalë njerëzit para, kam nxjerrë pak kthetrat e falkonit”, tha Arjola.
E pyetur nga personat e tjerë, nëse vetë ajo do të kishte krijuar një lidhje, nëse meshkujt e shtëpisë do të ishin të lirë, Arjola e përjashtoi si mundësi. Qoftë Kledin, qoftë Ilirin sipas saj, nuk i ka parë kurrë me syrin për të pasur një raport më të afërt.
“Jo, jo, nuk kam pasur asnjë qëllim me asnjërin, se nuk do ta kisha problem ta tregoja”, tha Arjola, ndërsa vuri në dukje dhe faktin e përgjegjësisë së madhe që do të kishte partneri i saj, duke ditur se ajo është nënë e tre fëmijëve.
/a.r