Një ditë më parë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, mori nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti Bajram Begaj.
Sot gjatë konferencës që dha për mediat, gazetarja i bëri një pyetje befasuese këngëtares, e cila e vendosi në njëfarë mënyre në vështirësi.
Ajo e pyeti nëse tashmë që ka marrë pasaportën, a do të gjejë edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar.
“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ishte pyetja e gazetares.
Dua e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.
“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo dit. Nuk kam përgjigje”, u shpreh Dua Lipa./m.j