• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A do të ekstradohet Durim Bami drejt Shqipërisë pasi arrestimit në Dubai? Ja si ‘mbrohen’ personazhet e botës së krimit

by Java News
20/06/2024 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 vitet e fundit Dubai është kthyer në një strehë për personazhet e botës së krimit, të cilët edhe pse janë në kërkim nga autoritetet shqiptare, kur arrestohen në Dubai lihen të lirë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes dy vendeve.

Emiratet e Bashkuara Arabe ku bën pjesë edhe Dubai, janë pjesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar, por për ekstradimin e personave të kërkuar, pa pasur një marrëveshje, mund të veprohet vetëm me reciprocitet. Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare, që të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, duhet që në këmbim, autoritetet tona t’i dorëzojnë Emirateve të Bashkuara Arabe një person të kërkuar për llogari të drejtësisë së tyre.

Shqiptarët e kërkuar në vendin tonë, të cilët strehohen në Dubai, atje jetojnë të lirë, për aq kohë sa nuk përfshihen në krime në atë shtet. Ekstradimi nga Dubai i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Durim Bami, është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes nga autoritetet shqiptare. Durim Bami, i ndaluar më datë 12 qershor në Dubai, po tentohet nga autoritetet shqiptare që të ekstradohet në vendin tonë, por a do të arrijnë dot autoritetet shqiptare ta ekstradojnë Durim Bamin?

Deri më sot asnjë shqiptar i arrestuar në Dubai nuk është ekstraduar. Sjellim një historik të personazheve të botës së krimit të arrestuar 5 vitet e fundit në Dubai, për të cilët ka dështuar ekstradimi dhe më pas janë lënë të lirë, pas përfundimit të afatit 40 ditor në burg.

17 Shtator 2020. Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari. Në atë kohë Dubai ka refuzuar ekstradimin e tij dhe Dizdari u la i lirë.

11 Dhjetor 2020. Arrestohet në Abu Dabi Plaurent Dervishaj. Policia e Shtetit në atë kohë deklaronte zyrtarisht se ishte duke punuar me autoritetet për ekstradimin e Plaurent Dervishajt, ekstradim që nuk ndodhi kurrë dhe Dervishaj u la i lirë.

27 Mars 2021. Arrestohet në Abu Dabi Florenc Çapja. Florenc Çapja qëndroi vetëm një muaj në paraburgim duke u liruar.

Dhjetor 2021. Arrestohet në Dubai Mikael Qosja. Pasi u ndalua e më pas u la i lirë në Dubai, Policia atje i bllokoi vetëm pasaportën, duke i ndaluar daljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga ana tjetër as nuk mund të ekstradohet në Shqipëri.

23 Shkurt 2023. Arrestohet në Dubai Dritan Shkëmbi. Kur po bëhet një vit nga arrestimi, ai nuk është ekstraduar dhe pas përfundimi të afatit 40-ditor në burg është lënë i lirë.

14 shtator 2023. Arrestohet në Dubai Amant Josifi për llogari të Spanjës. Ende nuk është ekstraduar.

8 shkurt 2024. Arrestohet në Dubai Julian Meçaj. Për të cilin Policia e Shtetit thotë se kanë nisur procedurat e ekstradimit, por pas 4 muajsh nuk ka ende asnjë informacion.

27 shkurt 2024. Arrestohet në Dubai Denis Bajri. Nuk është ekstraduar dhe sipas ligjit në Emirate, pas 40-ditësh në paraburgim mund të jetë lënë i lirë.

22 maj 2024. Arrestohet në Dubai Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa. Më 2 korrik i përfundon afati i qëndrimit në paraburgim dhe mund të lihet i lirë.

12 qershor 2024. Arrestohet në Dubai, Durim Bami. Bami prej 8 ditësh ndodhet në paraburgim.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ka informacion për të paktën 30 shtetas shqiptarë në kërkim që strehohen në Dubai, por ka dyshime se mund të jenë edhe më shumë. Faktet tregojnë që deri më sot asnjë nuk është ekstraduar. I vetmi person në kërkim që strehohej në Dubai dhe ka ardhur në Shqipëri është Bruno Çobo. 28-vjeçari rezultoi t’i ketë dërguar nëpërmjet postës, Zyrës së Interpol Tirana, një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për t’u kthyer në Shqipëri. Aty u kuptua që nuk kishim të bënim me ekstradim./m.j

Next Post
Spiropali për integrimin në BE: Politika mbështetëse për Ballkanin Perëndimor! S’jemi aty për të plotësuar vetëm disa kuti burokratike

Spiropali për mandatin e Berishës: As më shqetëson, as më ngushëllon. Si në ballkon, si në Kuvend ai…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In