• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do ta vizitojë Donald Trump këtë vit në Serbinë?

by Java News
03/02/2019 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende nuk është e sigurt, por presidenti i SHBA’së, Donald Trump, deri në fund të këtij viti mund të shkojë për vizitë në Serbi, transmeton Gazeta Metro. Siç shkruan gazeta e Beogradit ‘Blic’, arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte fitore edhe për presidentin amerikan Trump.

Pas letrës që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia dërgoi presidentit amerikan Donald Trump, foli ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott, i cili tha se Trump do të dëshironte ta vizitonte Serbinë.

“Mendoj se këtu do ta kishte mjaft bukur. Unë do ta përshëndesja një gjë të tillë”, ka thënë Scott duke shfaqur mendimin se marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës do të duhej të arrihej ndërmjet dy vendeve e j o me ndërhyrje të jashtme as nga BE-ja, as nga SHBA- ja dhe as nga Rusia.

Donald Trump për herë të parë është përfshirë në tërë këtë rrëfimi në gjysmën e dhjetorit kur u dërgoi letër Vuçiqit e Thaçit dhe kur tha se “do t’i gostiste në Shtëpinë e Bardhë për të kremtuar atë që do të ishte marrëveshje historike “.

Burime diplomatike të mediumit serb kanë thënë se Ballkani nuk është i papërfillshëm në mënyrë që përfshirja e Trumpit në dialog të ishte edhe sukses i tij.

“Të jetë i interesuar për rajonin dhe për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës shihet me faktin se e ka caktuar John Boltonin të merret me këtë çështje, e Boltonit i pëlqejnë Serbinë dhe serbët”, ka thënë burimi i “blicit”.

Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme thotë se do të ishte mirë që një president amerikan ta vizitonte Serbinë.

“Është shumë herët të flitet për këtë, por për politikën tonë të jashtme e pozicionimin tonë ndërkombëtar do të ishte mirë. Trumpi dhe administrata e tij janë fokusuar në Ballkan dhe këtë duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë”, ka thënë Gjukanoviq.

Marko Savkoviq, drejtor Fondit të Beogradit për politikë të përsosur thotë se vizita e Trumpit s’i duket opsion real.

“Vërtetë, nuk më duket reale të jetë në Serbi. për shkak se nuk ka nevojë. Me siguri se nuk do jetë në Serbi nëse në dialog nuk arrihet asgjë. Nëse tregim për marrëveshjen është i vërtetë, më reali është që nënshkruesit, Vuçiqi e Thaçi të shkojnë në Ëashington, sepse edhe administratës së SHBA-së i duhet suksesi në vitin parazgjedhor”, ka thënë ai duke e vlerësuar letrën si hap të mirë dhe dëshmi se SHBA-ja është e interesuar për dialogun.

“Ky është rasti unik që administrata e SHBA-së të tregojë interesim për interesat e Serbisë. Ky është rasti, dhe kush e di se kur se do të vijë më”, ka përfunduar Savkoviq./a.meta

Next Post
Dëbora/ Korça bllokohet, në disa zona s’ka energji elektrike

Dardha mirëpret kampionat skish, fitues u shpall Adrian Xhaxho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

September 14, 2026
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Zyrtarët indianë kapen "mat" duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Zyrtarët indianë kapen mat duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) –

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com