• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta përfshijnë gjithë Evropën, bllokimet dimërore ndaj COVID-19?

by
05/12/2021 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Austria hyri në bllokim të plotë të hënën e 22 nëntorit, duke qenë vendi i parë në EvropënPerëndimore që rivendosi një mbyllje të madhe këtë dimër. Kjo masë erdhi disa javë pasi Holanda, ku rastet janë gjithashtu në rritje, vendosi një të ashtuquajtur “lockdown-lite” (bllokim të lehtë”, duke detyruar disa bizneseve dhe mjedise publike që të mbyllen herët.

Në të gjithë kontinentin, janë në rritje rastet e reja me Covid-19. Në Evropën Perëndimore, ku mbulimi me vaksina është përgjithësisht i mirë, por sërish me hapësirë ​​për përmirësim, një rritje e numrit të rasteve po përkthehet në një numër më të madh të vdekjeve (edhe pse mbetet shumë poshtë kulmeve të mëparshme para vaksinimit).

Ndërkohë, disa vende të Evropës Lindore, ku normat e vaksinimit janë më të ulëta, po përjetojnë aktualisht disa nga normat më të këqija të vdekshmërisë që nga fillimi i pandemisë. Normat e fundit të vdekjeve në Rumani dhe Bullgari, vendet më pak të vaksinuara në BE, ishin më të lartat në këto vende që nga fillimi i pandemisë, edhe pse tani janë në rënie.

Për pasojë, bllokimet -të cilat prej kohësh mendohej se ishin bërë të tepërta për shkak tëvaksinave-janë duke u rikthyer në Evropë. Po çfarë shkoi keq? Shumë vende ishin shumë të relaksuara për shkak të normës së mirë të vaksinimit gjatë verës, kur normat e rasteve me Covid-19 ishin të ulëta.

Por apelet e politikanëve, nuk arritën që të rrisnin në nivele të mjaftueshme normat e vaksinimit të popullatës. Disa qeveri, si ato në Gjermani dhe Austri, vendosën shumë vonë kufizime për të pa vaksinuarit, dhe ishin shumë të dobëta në zbatimin e tyre.

Në të kundërt, vende si Italia dhe Franca, që zbatuan me rreptësi që në verë një sistem të pasaportave të vaksinave, po përfitojnë tani nga normat e larta të vaksinimit. Qeveritë mund të kishin zbatuar zgjidhje më kreative, duke përdorur si “karotën”po ashtu edhe “shkopin”. Për shembull, a mund t’i kishin paguar qytetarët në këmbim të vaksinimit? Në rast se një masë e tillë do të ndihmonte në parandalimin e bllokimeve më të kushtueshme, duke nxitur rritjen e normës së vaksinimit, kjo masë do ta kishte shpërblyer shumë herë veten e saj.

Një rrezik tjetër, është se fushata e dozës përforcuese të vaksinës në Evropë, ka qenë nëpërgjithësi e ngadaltë. Shumë evropianë do të mbushin së shpejti 6 muaj nga marrja e dozës së dytë, kohë kur ka shumë prova në rritje që tregojnë se efikasiteti i vaksinës fillon që të zbehet.

Megjithatë, blloku ka administruar 6 doza përforcuese për 100 banorë, krahasuar me 44 në Izrael, 22 në Britaninë e Madhe dhe 10 në SHBA. Kufizimet e reja, kanë shkaktuar protestatë mëdha popullore. Në Holandë, disa protestues kundër bllokimit u shtruan në spital pasi policia i qëlloi me municion të vërtetë, ndërsa demonstratat në qytetin–port të Roterdamit degraduan në të dhunshme.

Protestuesit dolën gjithashtu në rrugë në Belgjikë, Austri dhe Francë gjatë përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe policisë. Përveç bllokimit, qeveria austriake ka deklaruar se duke nisur nga shkurti i vitit të ardhshëm do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë popullsinë e kualifikuar për vaksinat anti-COVID. Vende të tjera mund të ndërmarrin hapa të ngjashëm.

Një ministër gjerman deklaroi javën e kaluar se vaksinimi i detyrueshëm tani është “i pashmangshëm”. Gjithsesi, hapa të tillë mund të mos zbatohen me një shpejtësi të mjaftueshme për të parandaluar rikthimin e më shumë kufizimeve gjatë muajve të ardhshëm. Edhe ky mund të jetë një dimër tjetër i gjatë. / “New Statesman” – Bota.al

/b.h

Next Post
“Shenja” nga Bora Zemani/ Moderatorja nxjerr prapaskenat: Ajo ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi por…

"Shenja" nga Bora Zemani/ Moderatorja nxjerr prapaskenat: Ajo ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In