• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A do ta jepni dorëheqjen?”, Basha u përgjigjet kritikëve: Largimi im do të ishte shkatërrim për PD

by A R
10/03/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Lulzim Basha, në një komunikim për mediat u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje,. Basha tha se ai do të bëjë gjithçka që Partia Demokratike të mos shkatërrohet.

Më tej kreu i PD theksoi se është i gatshëm dhe i hapur për të dialoguar me demokratët dhe votuesit. Kryedemokrati ripërsëriti se kauza për të cilën sot ka nevojë opozita është forcimi dhe ringritja e PD dhe se kushdo që përpiqet t’i bëjë presion për ta larguar nga rruga e kësaj kauze nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron Partinë Demokratike.

“Do ta bëjmë me një dialog të hapur me njëri tjetrin dhe votuesit tanë që përfundimit ti japë një goditje përfundimtare kësaj keqqeverisje. Kemi një ditë tjetër rekord të çmimit të naftës. Garantoj shqiptarët se ne nuk do ta lëmë me votimin kundra të PS, nuk do ta lëmë thjesht me depozitimin e kallëzimeve në SPAK. Hetimin dhe vënien para përgjegjësisë jo të një apo dy personave dhe të rikthimit të këtyre parave të qytetarët shqiptarë. Ato janë para e shqiptarëve, dhe ajo maskaradë aty brenda nuk mund të fshehë. Një njeri ka vendosur ta trajtojë Shqipërinë si çiflig, Të bëhemi bashkë në këto beteja pavarësisht se kemi diferenca mendimi. Bëhet fjalë për vogëlushët shqiptarë”, tha ai, duke shtuar: Ne do depozitojmë një kallëzim të grupit të strukturuar kriminal në ditët e ardhshme.

Tryezë bashkimi me Komisionin e Rithemelimit?

Basha: Unë do të bëj gjithçka që PD të dalë nga trauma e pësuar në 6 mars. Unë kam qenë i gatshëm të bëj gjithçka.

Gjithçka përveç dorëheqjes?

Basha: Kauza është forcimi dhe ringritja e PD, kushdo që mendon se mund të më bëje presion mua dhe demokratëve për të na hequr nga kauza, nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron PD. Ne kemi nisur një proces që do ta vazhdojmë në mënyrë që vendimet të merren në favor të Partisë Demokratike.

/a.r

Next Post
“S’do ngelet asnjë gjurmë nga lufta”/ Zelensky: Më thyhet zemra kur e shoh Ukrainën në këtë gjendje, por…

"S’do ngelet asnjë gjurmë nga lufta"/ Zelensky: Më thyhet zemra kur e shoh Ukrainën në këtë gjendje, por...

Comments 1

  1. Ρrushi ! says:
    5 years ago

    Lulush, ka shume me te mire se ty ne PD. Ikja jote dhe e atit tend do te jete shpetimi i saj , dhe jo shkaterimi. Pastrohen dy hale, dhe vjen riperteritja. Qe nuk do ndodhe , kjo eshte tjater teme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com