Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në studion e “Off the Record” në A2 CNN nga Andrea Danglli, foli për mundësinë e rikandidimit në këtë post dhe rolin e tij në parti.
“Unë e konsideroj veten me mision, misionar të kësaj force dhe nuk e konsideroj veten thjesht zyrtar. Jam punëtor partie, sepse nuk e kam parë partinë si një formacion për të cilin duhet vetëm të kontribuoj, por si një forcë që i ka dhënë këtij vendi dhe ka ndikuar në zhvillimet e tij. Për këtë arsye unë i përkushtohem kësaj force pafund.
Por unë njoh autoritetin e institucioneve. Kur institucionet vendosin për mua apo për këdo tjetër, verdikti i tyre do të respektohet. Prandaj nuk është tagri im.”
I pyetur për ambicien për të vijuar në këtë detyrë, Noka u shpreh se nuk i takon atij të vendosë, por kryetarit të parties.
“Nuk është e drejta ime të flas për këtë gjë. Është e drejta e kryetarit që zgjidhet me datë 23 maj nga vota e demokratëve të përcaktojë kush do të jenë bashkëpunëtorët e tij.”











