• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

A do rihapet ’21 Janari’ pas vendimit të Strasburgut? Prokuroria e Tiranës: Presim ekspertizat e plumbit në Itali

by Java News
15/11/2023 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i gjykatës së Strasburgut për padinë e familjes së Aleks Nikës, zbardhi të vërtetën e ngjarjeve të 21 janarit, e cila duhet të merret në dorë dhe të zbardhet nga drejtësia.

Avokati i familjes së Aleks Nikës, Idajet Beqiri, thotë se dosja duhet të hetohet nga SPAK ku duhet të thirret ish-kryeministri Sali Berisha.

Strasburgu zbardhi të vërtetën, që duhet ta marrë në dorë drejtësia dhe ta zbardhë. Berisha urdhëroi vrasjet, duhet të thirret në SPAK” thotë Beqiri.

Burime të prokurorisë, të pyetura nga Report TV në lidhje me dosjen “21 janari” thanë se aktualisht dosja për vrasjen e Aleks Nikës, është e hapur në prokurorinë e Tiranës e cila është në pritje të përgjigjes së letërporosive nga Italia për ekspertimin e plumbit të gjetur në trupin e viktimës.

Burimet thanë se nuk është një, po disa ekspertiza përgjigjet e të cilave mund të përcaktojnë autorin e ngjarjes, pasi ekspertimi i parë, konkludoi se plumbi ishte i dëmtuar në atë masë, sa nuk mund të ekspertohej.

Gjykata e Strasburgut, e cila u vu në lëvizje nga gruaja dhe dy vajzat e Aleks Nikës, të cilat kërkuan drejtësi dhe jo dëmshpërblim financiar, e cilësoi krimin si vrasje shtetërore.

“Disa pista kyçe hetimi, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë, nuk ishin shteruar. Gjykata gjeti se autoritetet nuk kishin kryer në kohë ekspertizën mbi trupin e viktimës dhe kërkueset u ankuan se u ishte mohuar aksesi gjatë hetimit, pretendim që Qeveria nuk mundi ta rrëzojë me prova. Gjykata gjeti se hetimi i çështjes nuk kishte qenë efektiv pasi nuk kishte arritur të përcaktonte të vërtetën apo të çonte në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, çfarë përbën shkelje të nenit 2” thuhet në vendim.

Fakti tjetër i evidentuar nga Strasburgu, është se Aleks Nika u vra në një kohë kur nuk përbënte asnjë kërcënim për godinën e kryeministrisë.

“I afërmi i kërkueseve nuk përbënte ndonjë kërcënim për Gardën e Republikës dhe Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse” vijon vendimi.

Një provë që mund ta zbardhte vrasjen e Aleks Nikës në kushtet kur plumbi që u gjet në kokën e tij është dëmtuar, janë pamjet e kamerave të kryeministrisë, të cilat sipas gjykatës së Strasburgut u fshinë.

Prokuroria e Tiranës akuzoi asokohe për këtë fakt, ish shefin e IT në kryeministri, pasi ekspertimi gjeti ndërhyrje në serverin e kamerave menjëherë pas ngjarjeve të datës 21.01.2011 (në orën 19:24), duke kopjuar të gjitha regjistrimet e kamerave të sigurisë të cilat nuk i janë vënë në dispozicion organit të Prokurorisë, përkundrazi, është informuar ky organ se nuk kishte regjistrime, pasi sistemi i kamerave nuk punonte që prej fundit të vitit 2009.

Sipas aktit të ekspertimit të kryer nga autoritetet amerikane më datë 21 janar 2011 në gjendje pune kanë qenë gjithsej 11 kamera të vendosura për të kryer regjistrime dhe sistemi ka qenë në gjendje pune. Por pas kopjimit të të dhënave, pajisjes i është bërë formatim në orën 00:51:52 të datës 22.01.2011, duke fshirë të gjitha regjistrimet që ndodheshin në pajisje”.

/f.s

Next Post
’21 Janari’, Rama nga Dibra: Një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

'21 Janari', Rama nga Dibra: Një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po ndërtonte pa leje 5-katëshin në Himarë, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim 3 punonjës të IMT-së

EMRAT/ Ndërtimi pa leje i ‘ha kokën’ kupolës së bluve, kryepolici Hita pezullon të gjithë zinxhirin komandues të Komisariatit të Himarës në kohën kur u ngrit objekti

August 10, 2026
Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

Plani i sulmit me eksploziv ndaj gazetarit të RAI-t, arrestohet biznesmeni italian, në kërkim i dyti! Zbulohen skema dhe motivet

August 10, 2026
“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

“I thashë mos ta ngacmonte shoqen, por më shau”- Vrau shokun e fëmijërisë, zbardhet rrëfimi i Sterjos: E ndoqa me vrap dhe e qëllova! Armën dhe rrobat i futa në…

August 10, 2026
Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

Task-Forca zbulon ndërhyrje e paligjshme në ujësjellësin e Kreshpanit, Policia nis hetimet pas denoncimit!

August 10, 2026
VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

VIDEO/ “Do duhen ditë për ta vënë në kontroll”- Tjetër zjarr apokaliptik në Spanjë, qindra banorë ikin nën panik! 200 mijë ha të rrethuara nga flakët

August 10, 2026
Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

Ukraina bombardon me dronë në brendësi të territorit rus, të paktën 13 të vrarë dhe mbi 70 të plagosur!

August 10, 2026
Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

Dy shqiptarë dhe italiani rrahin për vdekje nigerianin në qelitë e Burgut të Pratos, ja çfarë zbuloi ekspertiza dhe pistat e dyshuara! (DETAJET)

August 10, 2026
Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

Futbollisti i Kombëtares shqiptare bëhet me skuadër të re, rikthehet në Belgjikë! Ja ku do luajë Arbnor Muja këtë sezon

August 10, 2026
ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

ARRSH sqaron hyrje-daljen në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë: Nyja do të ndërtohet në një fazë të mëtejshme!

August 10, 2026
Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com