• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

by Ben Andoni
23/02/2025 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën votat! Nuk bëhen zgjedhje të ndershme në Shqipëri. Ashtu si nga ana tjetër, maxhoranca e ka “të fiksuar” fitoren dhe tashmë kryetari i saj, Rama në një gjendje aspak të mirë vetëm lëshon bubullima kundër medias, e negativizon opozitën me lloj epitetesh me metaforash gjithnjë e më të lira. Në një pikë bashkohen Sali Berisha dhe Edi Rama, të dy liderët e kohëve “moderne” shqiptare: SPAK e ka kaluar vijën e kuqe. Maxhoranca e ka theksuar këtë pas masës së arrestit me burg të Veliajt, kurse opozita përtej çdo kufiri, duke mëtuar me gojën e Berishës se do ta shpërbëjë fare institucionin deri më tani simbol të Drejtësisë! Akti i fundit i SPAK-ut për të hetuar krimin zgjedhor dhe prekja e të fortëve e ka tensionuar si pak herë situatën zgjedhore të kampeve të dy partive që zyrtarisht nuk mund të punojnë me rregulla të qarta loje. Ndaj ndodh rëndom tek ne që humbësi nuk e përshëndet fituesin dhe që vetëm ankohet.
Por strategjia e SPAK që i ka ngritur mahmur të dy krahët e politikës ka mundësi t’i lerë pa tekst sa i përket përdorimit të kamufluar të krimit të organizuar në integritetin e procesit zgjedhor, apo përmes masave shumë të sofistikuara të teknikave të posaçme hetimore që po pretendohet të aplikohen së fundmi. Mëtohet se do të ketë përgjime intensive, monitorime në terren dhe kontrolle më të shpeshta me nisjen zyrtare të fushatës. Por arrestimet me emra si Bajrat dhe Çopjet tregon se SPAK po godet në qelizë të problematikave, ashtu si dikur u punua për përgjimet e famshme që u publikuan për dosjet 339 dhe 184, nga u dëshmua sesi mblidheshin votat për socialistët por që në fund rezultuan me hiç. Për ironi nga vetë SPAK-u. Ndërkohë, SPAK ka frikësuar dhe njerëzit e PD-së, metodat speciale të të cilëve nuk është se bien më pas, por që tashmë janë kufizuar e minimizuar prej kohës së gjatë në opozitë, përçarjes dhe, letargjisë së tyre. SPAK-u me këtë rast po hesht dhe patronazhistët, kthyer në simbol të fitores së zgjedhjeve të shkuara. Vetëm se ky inkursion tashmë duhet manifestuar me rezultate dhe nëse SPAK-u nuk e justifikon me respektimin e parimeve për të Drejtat e individit dhe nëse s’tejkalon kompetencat vendos një gur tjetër miliar, që do jetë shembull për standardet e këtyre zgjedhjeve. Kjo dihet mirë në kampin socialist sepse do jetë mbështetje për rrugën evropiane, ashtu si edhe për opozitën nëse do të dinë t’i kanalizojnë si duhet standartet.  Por ka ende kohë, ashtu si ka shumë e shumë sfida, që SPAK-u të marrë meritat, të cilat publiku ka kohë që ia ka njohur. Por, a do mundet SPAK-u të kthej besimin te zgjedhjet? Është ende herët dhe kjo mbetet për t’u parë. (Javanews)

 

Next Post
Sektori i turizmit, rriten kërkesat për kredi! BSH: 5% më shumë se në vitin 2024

Sektori i turizmit, rriten kërkesat për kredi! BSH: 5% më shumë se në vitin 2024

Comments 1

  1. ccc says:
    12 months ago

    Si do ta kthej besimin kur vet SPAK tashme eshte i pabesueshem nga shumica e shqiptareve? Apo zgjedhjet jane te besueshme vetem nese fiton padroni i SPAK, Berisha?! SPAK duhet te beje kujdes e t’mos levize jashte territorit te tij ligjor. Llerini ju lutem shkrimet e argumentat bajate!

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In