• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

by Mero Baze
23/02/2026 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot procesin e konsultimit me opozitën rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Është një proces formal në kushtet e një ndarjeje të thellë mes opozitës së përçarë dhe pushtetit të konsoliduar të Albin Kurtit.

Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme për të shmangur shkuarjen e Kosovës për herë të tretë për thuajse një vit e gjysmë në zgjedhje, duke konfirmuar nga njëra anë shumicën e qëndrueshme të Albin Kurtit dhe nga ana tjetër paqëndrueshmërinë e konsoliduar të Republikës së Kosovës, e cila prej më shumë se një viti vazhdon të bëjë zgjedhje pa ndryshuar asgjë.

Gjithë debati është a do zgjidhet një president në marrëveshje me opozitën, apo do tentohet të zgjidhet një president i Albin Kurtit përmes pazarave me individë nga opozita.

Proceduralisht, Kosovës i duhet një kuorum prej 80 vetësh në dy raundet e para të votimit për presidentin dhe në raundin e tretë i duhet një minimum prej 61 votash për t’u zgjedhur. Albin Kurti i ka votat për të zgjedhur presidentin në raundin e tretë.
Gjithë sekreti është a do t’i grumbullojë 30 nënshkrime për Vjosa Osmanin që ajo të hyjë në garë apo këtë do t’ia lërë opozitës, duke dhënë sinjal që nuk e do Vjosa Osmanin presidente.

E gjithë çfarë Vjosa Osmani ka prodhuar në mandatin e saj si presidente është qëndrimi i ndryshëm me Albin Kurtin vetëm në raport me SHBA. Dhe së fundmi në Uashington ajo mori një mbështetje të re nga presidenti Trump, i cili i përmendi se “nëse keni një problem me Serbinë, më telefono”, një sinjal që ajo është njeriu i tyre në Kosovë.

Kështu që situata bëhet dhe më provokuese për Albin Kurtin. Atij i duhet të pranojë një presidente të SHBA në Kosovë, e cila bëhet edhe më provokuese kur merr mbështetje dhe nga Edi Rama.

Për këtë arsye bisedimet me opozitën janë formale. Ato po bëhen vetëm se Albin Kurti nuk e ka ndarë mendjen ta bëjë apo jo Vjosën presidente. Nëse ai do ta kishte ndarë mendjen, i mblidhte 30 nënshkrime dhe nëse dështon në dy raundet e para, në raundin e tretë e zgjidhte presidente.

Opozita nga ana e saj është e përçarë dhe në këtë pikë, jo rreth Osmanit por rreth të ardhmes së tyre. Ramush Haradinaj ka kërkuar të bëhet president, por ende nuk ka një konsensus për të nga PDK dhe LDK. Kjo i krijon më shumë hapësirë Albin Kurtit të shmangë bojkotin e dy seancave të para si e vetmja mënyrë që të dështojnë zgjedhjen e presidentit.

Kështu që tani më shumë se sa një test për të zgjedhur presidentin, procesi i zgjedhjes së presidentit është një test për raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Fraksioni politik i Vjosa Osmanit brenda qeverisë Kurti nuk është me të. Donika Gërvalla do të ishte e lumtur që ajo të mos zgjidhej presidente.

Albin Kurti po ashtu do të ishte i lumtur të zgjidhte dikë nga familja Jashari që dhe të duket qeveri patriotike dhe të mos ketë më ndërmjetës për të folur me Uashingtonin dhe Brukselin përveç vetes. Kështu që i gjithë ky proces nuk është aq shumë një proces për të zgjedhur Vjosa Osmanin, por një proces i Albin Kurtit që po tenton të heqë qafe ndërmjetësit e tij me Uashingtonin dhe Brukselin, me qëllim që ata të flasin vetëm me atë.

Dhe që të jemi të qartë, nëse shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte skandal, nuk shkohet aq shumë për shkak të opozitës, por për shkak të mosdurimit që Albin Kurti ka për Vjosa Osmanin, e cila po përpiqet t’i imponohet si presidente e SHBA në Kosovë. Dhe kjo ia ngre nervat pasi ai bashë kundër SHBA e ka fituar atë shumicë që ka.

Next Post
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In