• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do (mund) të bëhemi ne shqiptarët?

by A R
16/12/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Dua të them që në fillim se shprehja që më tërbon më shumë është se ne shqiptarët nuk bëhemi. Ky vend nuk bëhet kurrë! Po ashtu, ndjehem shumë keq kur shkruaj për gjëra të këqija. Por brenda 24 orësh u bëra dëshimitar i disa sjelljeve dhe fakteve të tilla, që nuk lidhen as me politikën e keqe, as më drejtësinë e korruptuar, por me ne si qytetarë, me këtë “çikë” shtet që kemi dhe një budallallëk ta madh sa tërë historia jonë.

Adsurdi I: Dje pasdite po ecja në rrugën e Durrësit, në Tiranë. Një rrugë moderne, më e mira në Shqipëri për nga standardet. Me nga 3 korsi në cdo anë, me korsi emergjence, korsi bicikletash dhe trotuar për këmbësorët. Më shumë s’mund të bëhet. Por ndërsa sirena e autoambulancës ulërinte, korsia e emergjencës ishte mbushur me makina.

Absurdi II: Policia i vë gjobë shoferit se s’kishte vënë rripin e sigurimit, edhe pse ai i kishte zënë korsinë e emergjencës.

Absurdi III: E njëta rrugë. Nga sheshi “Shqiponja” deri tek Zogu i Zi, ka 5 semaforë, 5 koridore vijash të bardha, që tashmë janë kafe që të mos mbulohen nga zhuli. Me pak fjalë në cdo 150-200 metra ka një semafor, pasi kjo rrugë ka qenë e përgjakur nga aksidentet. Por jo! Njerëzit të futen sërish para makinës, edhe kur janë vetëm 5 metra larg semaforit.

Absurdi IV: Sot në mëngjes mora autobusin. Shoferi ecën me 10 km në orë. Udhëtarët turfullojnë, thonë ec, pasi janë vonë: “Kam urdhër nga menaxheri. Kaq e kam të lejuar”, përgjigjet shoferi, pa e vrarë mendjen, pasi i është regjur lëkura nga këto kërkesa. Në stacionin e radhës shoferi zbret fare, pasi autobuzi paradhës ishte dy stacione afër… duhej të vonohej pak. Zbrita dhe unë. Ika në këmbë

Absurdi V: Kjo m’i ngriti qimet përpjetë. Në Gazeta Shqiptare lexova britmat e ca specialistëve të monumenteve të kulturës për restaurimin e një sinagoge në Sarandë. Kishte edhe ca foto që tregonin punën për restaurimin. E dini si po e restauronin? Po suvatonin muret e lashta të sinagogës, kishin marrë ca punëtorë, nga ata që dalin në kryqëzime e kërkojnë punë, me mistri, lopata e kova me llaç dhe po restauronin Sinagogën.

P.S: Më duket se është bërë për t’u suvatuar edhe Butrinti. Kalaja e Rozafës ka mbetur për faqe të zezë, nuk u gjend një kryetar bashkie apo një firmë ndërtimi ti hedhë një dorë suva e ta lyejë me bojë vaji se ka ngel për turp. Ka 2000 vjet ashtu!

Next Post

213 km/orë! Sidnei goditet nga stuhia shkatërrimtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In