• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A do mësojmë prej mëtimit kosovar të “Oskar”-it

by Java News
14/01/2016 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lajmi i orëve të fundit për nominimin e filmit me metrazh të shkurtër “Shok”, produksionit të përbashkët kosovaro-britanik, ka ngjallur shumë emocione në Kosovë. Për hir të së vërtetës, jo shumë në Shqipëri, që duket se vuan pak nga xhelozia artistike. Filmi “Shok” është nominuar për Oskar në kategorinë e filmave të shkurtër, por megjithatë vetë kosovarët megjithë çmimet e mëdha që ka marrë deri më tani filmi, kanë mbetur të befasuar. Kurse Ministria e tyre e Kulturës gati e ka tepruar, kurse i ka shtuar në nderimin e vet emrit të filmit edhe një “u”, duke e bërë “Shoku”, atë që do ta përfaqësojë në galanë botërore kinematografinë kosovare.

Lum Veseli dhe Andi Bajgora, dy aktorët kryesorë të filmit “Shok”, përballen me sfida gjatë luftës së Kosovës. Trajtimi është shumë interesant dhe tejet i thjeshtë dhe ka ardhur me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, kurse producentët e filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. Falë këtij ekipi, më 28 shkurt në Los Anxhelos, Kosova do ketë një motiv më shumë për të ndjekur mbrëmjen e madhe të Oskar-ëve.

Por ndërsa Kosova kulturore megjithë shqetësimet politike, buxhetet e pakta përballet me sfida dhe ka rezultate, Shqipëria në kinematografi është futur në qerthull pa rrugëdalje sa i përket fondeve dhe politikave të saj artistike tejet të kufizuara. Mbi të gjitha tematikat, ku mbizotëron një lloj stereotipi grotesk alla-shqip, ekzotizëm dhe humorin e zi…

E megjithatë edhe këto duken pak, pasi sot Shqipëria, vuan dhe mungesën e gjetjes së formave nga ku mund të shpërthejë energjia krijuese e brezave të tërë, ndër të cilët edhe ata që mund të kontribuojnë në artin kinematografik. Ka shkolla arti, Akademi, ka shkolla gazetarie, por s’ka produkt, pasi Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Institucionet e tjera kulturore kanë dështuar të bëjnë plane me këtë produkt. Mungon krejt klima artistike, kurse pjesa më e madhe e artistëve kanë krijuar një klimë që vetëm artistike nuk është.

Që në vitin 1997, kur u formua Qendra Kombëtare e Kinematografisë, përgjegjëse e menaxhimit të fondeve publike për subjektet kinematografike, fondet zakonisht shkojnë për jo më shumë se tre filma: me metrazh të gjatë, artistik me metrazh të shkurtër, dokumentar dhe vizatimor. I gjithë ky angazhim bëhet gati me të njëjtin buxhet prej vitesh, e gjithnjë e me më pak vizion për lidhjen me vendet e rajonit (që janë me buxhet më të mirë se ne) etj.

E të mendosh se kinemaja shërben si një nga elementët kryesorë për identifikimin kulturor të një vendi, atëherë bindesh se sa shumë peshon indiferenca e autoriteteve për filmin, por edhe panjohja e problemit për gjetjen e rrugëve për zhvillimin e tij. Të kujtojmë se ato filma që kanë mbetur nga e shkuara janë ende sot e kësaj dite trashëgimia më e mirë për të njohur kulturën dhe historinë në shërbim të brezave të tërë. Dhe, seriozitetin, por edhe kulturën për të bashkëpunuar si mësim na e dha me subjektin e vet edhe filmi “Shok”, që u nominua këtë të enjte për Oskar.

Next Post

Berisha: Qytetarit i ndalohet ndërtimi i serës, plantacionet e kanabisit kanë mbushur kodrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In