• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do mbyllet çadra e protestës? Duma: Ishte e suksesshme, nuk ka ende një vendim zyrtar…

by A R
12/05/2017 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja për Marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se ende nuk ka një lajm zyrtar se kur do të mbyllet çadra e Partisë Demokratike dhe dha disa arsye se pse ajo ishte e suksesshme në gati 90 ditë përballë godinës së kryeministrisë.
Duma tha se për shkak të Çadrës, qeveria shkarkoi 4 ministra.

“Nuk ka një lajm zyrtar për mbylljen e çadrës, besoj që nuk do të ndodhë, por pritet të shohim. Jemi duke iu afruar 18 qershorit, situata dhe gjuha duhet të jetë diverse.  Çadra, ose Shtëpia e Lirisë, e provoi veten të suksesshme në shumë gjëra. Ju e dini që nuk do ndodhte shkarkimi i 4 ministrave, dy prej të cilëve mbajnë lapidarin e korrupsionit e krimit, ai i brendshëm dhe i shëndetësisë. Edhe vendosja e Xhafës ishte një provokim i madh, për të treguar që ne nuk ndalemi. Por edhe ky thotë që edhe policia ka qenë e përfshirë në trafiqet e drogës. Tani jemi në situatë ku PS denoncon vetë gabimet, ose pjesëmarrjen me vullnet në krim,” tha Grida Duma.

Duma tha se protesta e PD e ka vërtetuar se ka qenë gjithnjë paqësore dhe nuk ka si qëllim krijimin e destabilitetit në vend.

“Në rastin tim në tre protestat e fundit, nuk jam përgënjeshtruar por kanë qenë për t’u pasur zili për nga pikëpamja e pjesëmarrjes. Opozita ka treguar që sakrifica nuk ka të bëjë me marrjen e pushtetit, por me një sakrificë reale që janë zgjedhjet e lira. Ne po kërkojmë zgjedhje, në kuptimin e plotë të fjalës së saj. Ato vijnë me alternativë e rregulla loje. Jemi sot në ditën e 80 e ca për të treguar që nuk e bëjmë për pushtet, që nga demokrati i thjeshtë, që duam të shkojmë me rregulla zgjedhjeje. Asnjë s’po i jep llogari njerëzve për premtimet e pambajtura. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky vend është pa rregulla loje,” tha Sekretarja e PD.

Konfrontime nga ana e  protestuesve
Duma: Ju siguroj një gjë, provën për këtë e kemi dhënë faktike. Nuk ka askush që të thotë se ka pasur ndonjë element të prishur nga protestat gjigande të PD-së. Turmat janë të pakontrollueshme. Por opozita duhet lavdëruar për menaxhimin e agresivitetit të turmës. Kemi arritur të menaxhojnë revoltën e njerëzve të pashpresë. Si brenda dhe jashtë çadrës kemi bërë që njerëzit t’i thonë aty problemet, të shfryjnë.

Ndërhyrja e pasuksesshme e europianëve
Duma: Nuk ka asnjë të huaj që nuk e kupton lëvizjen e një partie dhe lëvizjen popullore, siç do jetë kjo e 13 majit. Nëse ndërkombëtarët do bënin detyrën e opozitës, Shqipëria do ishte në një situatë tjetër.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In