• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do kthehet Mediu në i penduar i SPAK? Si kërcënoi se do thoshte të vërtetën pas “Gërdecit” në 2008 dhe garancia e Berishës për ta shpëtuar nga burgu

by Java News
04/10/2021 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Dymbëdhjetë vjet pasi i shpëtoi ndëshkimit me procedurë nga Gjykata e Lartë nën influencën e Sali Berishës, Fatmir Mediu ka një tjetër mundësi, ndoshta të fundit, për të rrëfyer para drejtësisë të vërtetën e dosjes së Gërdecit, historisë së korrupsionit shtetëror me pasoja tragjike të përmasave të kobshme. Gjykata e Posaçme e Apelit, produkt i drejtësisë së re, i hapi më në fund rrugë SPAK për të marrë nën hetim Fatmir Mediun si njeriu që akuzohet se bëri letrat për biznesin në Gërdec, por edhe për të hetuar rreth protagonistëve të tjerë, të cilët u shmangën nga hetimet në 2009.

Bëhet fjalë për Sali Berishën me të birin Shkëlzen Berishën. Ndjekja e të gjitha fijeve të provave, të cilat u injoruan nga prokuroria në 2009, të çojnë drejt Sali dhe Shkëlzen Berishës, të cilët qëndronin në prapaskenë pas biznesit të vdekjes.

Mjaftojnë vetëm disa nga fakte të bazuara në dokumente: Ministrat e Berishës në krye të Mbrojtjes dhe Drejtësisë, Fatmir Mediu dhe Aldo Bumçi vepronin në diktimin e Shkëlzenit për të bërë letrat e biznesit me pasurinë publike, siç ishin municionet.

Dy orë pas shpërthimit, ditën e 15 marsit 2008, nga tablatet telefonike rezulton se Fatmir Mediu, telefonatën e parë e zhvillon me pikërisht Shkëlzen Berishën, e cila zgjat 74 sekonda. Gjithashtu, pas shpërthimit, mes personave të parë që u ka telefonuar pronari i “Albademil” Mihal Delijorgji që merrej me demontimit, është Shkëlzen Berisha.

Emri i Sali Berishës dhe i Shkëlzenin përmendej shpesh në bisedat telefonike midis dëshmitarit kyç të Gërdecit, Kosta Trebicka dhe Efraim Diverolit, trafikantit të armëve nga Florida. Nga zbardhja e tabulateve telefonike, Efraim Diveroli deklaronte se Berisha dhe Shkëlzeni janë koka e mafies që kontrollonin Gërdecin.

Këto dhe një sagë provash të tjera janë lënë jashtë hetimeve nga prokuroria, pasi Sali Berisha, në konferenca për shtyp dhe në Parlament, përcaktoi kufijtë se deri ku duhet të shtriheshin hetimet, ndërsa e shpalli shpërthimin e korrupsionit një aksident teknologjik.

Ditët e para pas shpërthimit, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke se nuk kishte marrë garancinë e plotë nga Sali Berisha se do të angazhohej për ta shpëtuar nga ndëshkimi, si një kusht jetik që Mediu të mos fliste për rolin e Shkëlzenit, i cili e kishte kthyer Ministrinë e Mbrojtjes si zyrën e tij.

Në 19 mars 2008, 4 ditë pas shpërthimit të Gërdecit, me pasoja 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të rrafshuara, Fatmir Mediu mbajti një fjalim në Kuvend, ku krahas dorëheqjes, i dha një mesazh Berishës, teksa tha se e vërteta për këtë ngjarja nuk mund të fshihet.

Ndër të tjera, Mediu u shpreh se “E vërteta për këtë ngjarje nuk mund të fshihet, as të deformohet, prandaj faktet dhe të dhënat e mëposhtme janë, të paktën, e vërteta e deritanishme që unë posedoj. Nuk mund të jem as unë dhe as ndonjë tjetër si unë në cilësinë time politike, që do të ketë verdiktin e së vërtetës.

Do të jetë drejtësia ajo që do të gjykojë dhe vendosë institucionalisht, ligjërisht mbi ngjarjen dhe përgjegjësitë… Gatishmëria e plotë imja për t’u hetuar kjo ngjarje deri me detajet më të vogla, nuk e ka burimin te bindja ime në mungesën e përgjegjësive penale në lidhje me vendndodhjen, ngjarjen dhe pasojat e saj, por është pasojë dhe rrjedhim i marrjes së përgjegjësive të mia, si funksionar publik dhe i moralit qytetar”.

Pjesë tjetër e fjalimit të Fatmir Mediut, siç edhe rezultoi më pas, karakterizohej nga një varg gënjeshtrash, duke i lënë hapësirë Berishës për t’u treguar më i vendosur në mbrojtjen e tij dhe përgatitur së bashku një alibi justifikuese për Gërdecin, duke mbuluar implikimin e Familjes Berisha. Dhe ashtu ndodhi. Fjalimi i datës 19 mars 2008 në Kuvend për Gërdecin ishte i fundit nga Fatmir Mediu. Ish ministri i dorëhequr evitoi çdo sqarim të mëtejshëm dhe ndërhyrje në debatet në çdo seancë, e cila dominohej nga Gërdeci.

Stafetën e debateve e mori në dorë Sali Berisha, i cili si pjesë e ngrehinës së madhe të gënjeshtrës që ngriti për Gërdecin, përfshiu edhe mohimin e baxhanakut, Muhamet Hoxha, i cili humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec. Kjo strategji e Berishës për të fshehur implikimin e familjes së tij në Gërdec, ishte nga ana tjetër edhe një garanci për paprekshmërinë e Mediu nga drejtësia, si kush për të shpëtuar veten dhe të birin.

Dhe ashtu ndodhi. Procesi gjyqësor për Fatmir Mediun është njolla e tretë më e zezë e drejtësisë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, krahas gjyqit për 21 Janarin dhe videoskandain e Ilir Metës.

Në 14 shtator 2009, anëtarët e Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea vendosën të mbyllnin dosjen e Fatmir Mediut, me arsyetimin se Mediu ishte zgjedhur sërish deputet në zgjedhjet e 28 qershorit 2019 dhe për rrjedhojë ishte riveshur me imunitet ndaj veprimit të drejtësisë.

Vetëm 5 ditë para vendimit, avokatët e Mediut, Ardian Visha dhe Petrit Serjani, kishin paraqitur një memo në gjykatë, ku thekson se Mediu ishte zgjedhur deputet dhe se kjo rrethanë e re nuk lejonte gjykimin e tij.

12 vite më vonë, Fatmir Mediu është në duart e SPAK, por me një ndryshim: SPAK dhe Gjykata Speciale nuk marrin udhëzimet nga Sali Berisha për kufirin dhe rrethimin e hetimeve. Ndryshe nga viti 2009, kur jepte konkluzione dhe pretenca në konferenca për shtyp, sot Sali Berisha ka nisur një sulm në dresë se SPAK dhe Gjykatave Speciale, në përpjekje për t’i paraqitur si organe politike.

Nuk është thjeshtë një tentativë vetëm për të shpëtuar Mediun, por edhe mbrojtje parapake për vete dhe familjen, nëse SPAK do të regjistrojë një procedim penal bazuar në dosjes e shpalljes non grata për SHBA. 12 vite më vonë, Sali Berisha nuk ka më fuqi politike dhe shantazhuese për të shpëtuar Fatmir Mediun.

Ai është në listën e zezë të SHBA, i përjashtuar nga PD-ja dhe subjekt potencial për SPAK. Mbetet për t’u para nëse Fatmir Mediu do të rrëfejë të vërtetën për Gërdecin, duke u kthyer në bashkëpunëtor për SPAK dhe lehtësuar pozitat e tij apo do të respektojë kodin e heshtjes deri në fund./shqiptarja.com

Next Post
Dita e Lirisë së Medias, OSBE: Është e rrezikshme të jesh gazetar në kohët e sotme!

Takime me institucionet dhe shoqërinë civile, kreu i OSBE do të vizitojë nesër Tiranën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In