• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do kandidojë për kreun e PD? Paloka: Kam mendim shumë të mirë për veten, do ta bëja vetëm nëse …s’kandidon Berisha

by Java News
06/01/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai do të pranonte të kandidonte për kreun e PD-së vetëm nëse nuk do të kishte përballë ish-Kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në një lidhje live për Fax News, Edi Paloka u shpreh se nëse kandidon Berisha, atëherë ai do të mbeshtesë ish-Kryeministrin, pasi këtë gjë dëshirojnë të gjithë demokratët në këto momente.

“Të them të drejtën jam themelues i PD-së dhe kam 31 vite në atë parti, kam mendim shumë të mirë për veten, por nëse do të hyjë në garë Sali berisha, unë do të mbeshtës Berishën. Në një situatë tjetër do ta mendoja. Në këto kushte nuk do të përplasesha me Sali Berishën“, tha Paloka.

Edi Paloka nuk i kurse akuzat ndaj Lulzim Bashës. Paloka u shpreh se Basha i ka kthyer demokratët në qesharakë me veprimet e tij, duke shtuar se Basha sot këmbëngul për të mbajtur vulën vetëm për arsye personale ose sepse është kthyer në ‘kamikaz’ të Ramës.

Teksa e krahason Bashën me kryeministrin Edi Rama, Edi Paloka u shpreh se i ka kërkuar kryetarit të PD-së të dalë dhe të kërkojë votëbesimin e anëtarësisë dhe në këtë mënyrë do të shmangej përplasja e demokratëve.

Paloka: Jemi përpara një situate krejtësisht të papranueshme. Ai që deri dje ishte kryetar nuk njeh Kuvendin dhe as Referendumin. Ndërkohë ka filluar dhe blindohet në Selinë e PD-së duke lënë jashtë edhe deputetët e PD-së dhe jo vetëm anëtarët e thjeshtë. I keni parë dhe deklaratat qesharake që ka bërë. Erdhi puna që pas 31 vitesh të na kthejë në qesharakë përpara opinionit. Për të hyrë në Seli i duhet njerëzve që kanë një jetë në PD, të marrin leje diku te një personazh fantazmorik, që nuk dihet kush është, për të hapur derën. Kjo situatë qesharake dhe dramatike na ka çuar ai që në 8 vite e mbështetëm të gjithë bashkë për ta bërë kryeministër të shqiptarëve.

Po jua them, e gjithë partia në thonjëza e Lulzim Bashës është ajo që u mbledh në pallatin e kongreseve në 18 dhjetor. Në atë të ashtëquajturin kuvend kishte njerëz të marrë nga rruga pa asnjë lidhje me PD-në. U sollën dhe u futën dhe socialistë. Anëtarë të shtabit të PS-së Durrës kanë dalë për t’u tallur me funksionarë të PD-së në sallë. Janë fytyra që i njeh gjithë Durrësi si komisionerë të PS-së. Sot nuk ka as 7% të anëtarësisë dhe i kthehet kundër shumicës së partisë. Ai thotë unë kam vulën dhe e ruaj me çdo kusht. Janë të gjitha te kopjuara nga Edi Rama. Na premtoi pas 25 prillit betejë me Edi Ramën por vetëm e kopjoi. E mbani mend si dikur Rama blindonte kryeministrinë ndaj protestuesve, sot Basha blindon selinë.

Nuk mendoj se SHBA-të mbeshtesin një njeri që nuk pranon votën e anëtarësisë. Nuk mund të mbështesin futjen e banditëve dhe mercenarve të paguar brenda Selisë. Ju garantoj se nëse dikush e bën këtë nuk përfaqësin SHBA-të. Vizita e zv/Ambasadorit nuk tregon asgjë. Nëse do kishte një deklaratë mbështetëse për Lulzim Bashën, atëherë kjo për mua nuk do të ishte deklaratë mbështetëse. Me kërkesë të z.Basha u bë një takim me ambasadorët, dhe u shit si mbështetje për Lulzim Bashën.

Ambasadoret e bene te qartë që nuk ishte mbështetje dhe i kishin kërkuar Bashës që kërkesa të tilla të mos bëjnë më. Z.Basha prej kohësh mohon fuqine e votes. Ka kopjuar Ramën në çdo gjë. Që nga fillimi i përplasjes i kam kërkuar Bashës të dalë dhe të kërkojë votëbesim. Nëse anëtarësia të jep votëbesimin, atëherë vazhdo na pri dhe ne të ndjekim pas. Së fundmi i bëra përsëri thirrje që të eliminohet kjo përplasje mes demokratëve të thjeshtë. Prano votën e demokratëve. Hy në votime. Dil votohu zotëri, tregoji demokratëve kush je. Sigurisht që do humbë. Mua ma ka pranuar në sy se kjo është arsyeja përse nuk del. 

Por të paktën ki dinjitet dhe dil. Basha erdhi në PD pa sakrificë, pa asnjë mund. 3 herë ministër, kryetar bashkie. Dil zotëri, nëse nuk të duan demokratët përse e mban atë karrige. Ai krimineli Sali berisha, që bëri 97-tën apo 21 janarin, ka ndenjur dy orë në zyrën e Bashës kur votohej per kryetar partie. Të dilte Basha e të thoshte, nëse unë do zgjidhem kryetar partie atëherë do të përjashtoj Berishën nga PD. Nëse do të merrte votat e demokratëve, atëherë kishte të drejtë ai.

Por si hilacak, si Edi Rama, duke të mbajtur Sali Berisha në krahë derisa u zgjodhe kryetar, pastaj e përjashtoi. Edhe sikur ta mbajë vulën me polici, me gjykatat e Edi Ramës, ai e di që nuk fiton më. Dy arsye përse e mban vulën. Për interesa personale dhe e dyta është kthyer në kamikaz të Ramës. Të them të drejtën jam themelues i PD-së dhe kam 31 vite në atë parti, kam mendim shumë të mirë për veten, por nëse do të hyjë në garë Sali berisha, unë do të mbeshtës Berishën. Në një situatë tjetër do ta mendoja. Në këto kushte nuk do të përplasesha me Sali Berishën./m.j

Next Post
Sanksionet e SHBA ndaj Dodik/ BE: Kemi metodat tona për të ndëshkuar liderët e korruptuar të Ballkanit!

Sanksionet e SHBA ndaj Dodik/ BE: Kemi metodat tona për të ndëshkuar liderët e korruptuar të Ballkanit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com