• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do fillojnë atentatet politike në Shqipëri, apo do bëjnë pazar me njëri-tjetrin?

by Kreshnik Spahiu
18/05/2019 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu                             

A e dini çfarë kanë të përbashkët Edi Rama, Adi Krasta, Arben Imami, Paskal Milo, Fatmir Xhafa, Martin Leka, Fatos Nano, Nikoll Lesi, Aleksandër Frangaj, Namik Hoti, Gaqo Apostoli, Skënder Gjinushi, Alfred Sereqi, Artan Hoxha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Mero Baze, Pandeli Majko, Idajet Beqiri, Blendi Gonxhe…….????

Të gjithë kanë një të përbashkët, kur i kanë dalë kundër Sali Berishës janë burgosur ose dhunuar fizikisht. Disa janë rrahur barbarisht poshtë shtëpive ose në sheshe LIVE para kamerave! (jo duke ikur me vrap nga frika).

Nëse sot, gjithë Shqipëria ka bindjen se 4 persona janë establishmenti dhe e keqja e Shqipërisë, na duhet të veçojmë që i dhunshëm fizikisht me kundërshtarin është vetëm njëri prej tyre: Sali Berisha.  Atij i ka ngel sahati 40 vjet pas dhe ka bindjen që duke e goditur kundërshtarin e zh’burrëron, e poshtëron dhe e largon nga lufta politike!

Të tjerët si Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta apo Edi Rama nuk kanë ende në kurriz akuza konkrete të provuara që të eleminojnë apo dhunojnë fizikisht!  Ata janë milionerë, kanë abuzuar me pushtetin, kanë përdorur mediat për denigrimin e kundërshtarve por nuk i kanë prekur me dorë dhe ç’nderuar fizikisht.

Nëse ai do ishte sot Kryeministër dhe nëse do i hidheshin bomba Molotov nga protestuesit, do kishim 100 arkivole në bulevard. Gazi lotsjellës do u dukej protestuesve si parfum Armani në krahasim me plumbat e gardës.

Dhuna dhe shantazhi kaloi kufijtë e Shqipërisë, javën e kaluar kur Sali Berisha i dërgoi mesazh ambasadorit gjerman të OSBE në Tiranë Borschard.  Personalisht kam qënë kritik në dhjetra raste i tij dhe s’kam arsye ti bëj avokatinë ambasadorit që kam kritikuar disa herë por mesazhi mafioz i Berishës kaloj çdo kufi politik, diplomatik dhe ligjor.

Ishte primitiv dhe tipik provincial. Mund ta godiste kudo, në rrugë apo zyrë, madje edhe në koferencë shtypi siç shpesh Vetvendosja ka goditur ambasadorët në Prishtinë!

Jo jo, Berisha kishte synim tjetër, donte ti jepte paralajmërimin e fundit dhe natyrisht jo me dorën e vet por me milionerët e LSI.

Reagimi s’ka vonuar, sepse SHBA bëri atë që se ka njohur historia, i hoqi vizën amerikane për jetë LSI-së dhe liderit saj, dhe ja bëri LIVE në TV si kurrë më parë!

Projekti SHBA dhe BE është i qartë: “Pa ç’montuar Berishën, nuk ç’montohet establishmenti dhe nuk rrëzohet Rama”.

Këtë më mirë se ç’do kush tjetër e din Sali Berisha dhe për këto arsye ka vendosur të harxhoj fishekun e fundit. Ai e di fare mirë, qē drejtësisë dhe ndëshkimit amerikan mund ti shpëtoj vetēm nëse merr pushtetin.

I duhet ta marr me çdo kosto, i duhet ta marr madje sot, i duhet të shpejtoj pa avancuar plani amerikan dhe BE. Në të kundërt zgjedhjet do njihen ndërkombtarisht edhe pa opozitën, në të kundërt pas vizës amerikane do u hiqet viza në BE, në të kundërt, në të kundër laku do ngushtohet dhe as Rama s’do e shpëtoj dot si në 2017.

Fisheku i fundit do shkrepi para 30 qershorit, ndoshta të shtunēn. Është e vetmja mënyrë që të parandaloj çmontimin e Partisë Demokratike.

Zëra nga Tirana më thonë që po përgatiten për sulmin final.

Unë s’di kush “largqoftë” do të jetë kurbani rradhës por erën e barutit po e ndjen çdo shqiptar!

Fundja nuk e ka aplikuar keq sepse për 28 vjet i ka funksionuar skema e shantazhit pa i hyrë gjemb në këmb.

Mbetet për tu parë nëse do qëllojē fatalisht apo do e nënshtroj me presion Edi Ramën. Zakonisht pas kërcënimeve ai gjithmon ka bërë një marrëveshje. A do i eci kërcënimi anti-amerikan këtē rradhë, mbetet për tu parë?

Fundja sa më e madhe lufta dhe aktrimi, aq më i lartë bëhet pazari…..

Next Post
Edicioni i tretë i Festivalit të Resë/ Veliaj: Nga një tufë shufrash hekuri, tani kemi një institucion që prodhon art

Edicioni i tretë i Festivalit të Resë/ Veliaj: Nga një tufë shufrash hekuri, tani kemi një institucion që prodhon art

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    I sakte ne cdo argument.Sala i pjek geshtenjat me duart e te tjereve.Ai do ta djege edhe kete radhe Shqiperine,se nuk eshte shqiptar.Vrau dhebzhduku historine tone mijera vjecare,dogji me zjarr e hekur gjithcka te etnicitetit tone,para syve tane dhe askush nuk guxoi ti jape ndwshkimin e merituar.Faleminderit z,Arben,por shteti duhet urgjentisht te veproje.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

January 22, 2026
Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

January 22, 2026

Rama, ironi me demokratët: Do t’ju dalë fjala, ‘non gratën’ do ta hiqni në mars 2025…

January 22, 2026
“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In