• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do e padisë Shqipëria për genocid Serbinë? Rama: Kjo s’është boks, por shah. Teoritë e konspiracionit, na kanë bërë shumë dëme në histori

by Java News
03/07/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë padi për Serbinë, në emër të Kosovës. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, “ne jemi një komb një familje, por jetojmë në dy shtete e dy shtëpi të ndryshme, dhe mesa unë di një shtet nuk mund të bëjë padi për një shtet tjetër në kuptimin në emër të një shteti tjetër”.

Duke iu referuar aktakuzës së ngritur ndaj Thaçit e Veselit, Rama tha se “në të gjitha rastet besoj se kjo që ka ndodhur me presidentin e Kosovës dhe ish kreun e Kuvendit s’mund të përballohet dot duke bërë sikur po intensifikojmë luftën me Serbinë”.

Intensifikimi i luftës me Serbinë, tha Rama “përkundrazi, besoj se bërja sikur duke u barrikaduar e duke nisur nga fletërrufetë për atë cka ka ndodhur, vetëm dobëson pozicionin e Kosovës e forcon pozicionin e Serbisë. Nganjeherë aletatët më të mëdhenj të kundërshtarit janë me apo pa dashje ata që bëjnë sikur e luftojnë kundërshtarin më fort”.

“Është proces i pashmangshëm, fqinjin nuk e zgjedh e ke aty, e kur zgjedh të lësh armët duhet të bësh cmos të gjesh paqen jo për fqinjin por për fëmijët e tu, por edhe sepse në një proces si ky, duhet bërë pyetja, sot cfarë duhet të presim ne?

Shqiptarët në vitet e fundit, s’kanë qenë kurrë më mirë se sa në gjithë historinë e tyre.

Kjo është e vërteta. Kemi dy shtete, jemi një rast unikal, por nga ana tjetër sa më shumë sfida e paqes komplikohet dhe e qeverisjes, aq më shumë shohim të prevalojnë instiktet dhe metodat e vjetra që në historinë tonë na kanë shkatërruar gjithmonë, të sherrnajës e ndasisë mes vedi dhe kur vjen fjala për një interes të madh kombëtar e strategjik.

S’ka problem të jemi të ndarë për reformën zgjedhore, mirëadministrimin e pandemisë, apo 1001 gjera, por s’mund të jemi të ndarë e të sherrosemi për interesin strategjik e pjesë thelbësore e tij është dialogu për të arritur në njohjen përfundimtare.

Ça presim ne, që presidenti i Serbisë të deklarojë që do njohë Kosovën?

Apo të tregojë se ndjehet keq pse ne nuk jemi në gjendje të flasim me një zë, mos i prisni këto, s’kanë për të ndodhur deri sa të ndodhin, kurrë se kjo është një luftë diplomatike, është shah, nuk është boks. Kurse ne e këemi shume të lehtë të biem në gracka fare banale sic është edhe gracka e një grupi që qenka i angazhuar në një pazar për të ndarë Kosovën e një grupi tjetër që është i angazhuar të mbrojë Kosovën jo më nga jashtë por nga armiku i brendshëm, e u gjetën dhe në Prishtinë e Tiranë e u ndërtua një histori e tërë që për fat të keq shumëkush pritet dhe ta besojë, ndërkohë kjo është tallja më e madhe që mund të bëhet me Kosovën nga ata që medemek e mbrojnë.

Teoritë e konspiracionit, na ka bërë shumë dëme në histori, mund të na bëjë dëm, shumë të madh sot, kur kemi në të njëjtën kohë dy cështje të mëdha që tani janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si reflekse në pasqyrë”.

g.kosovari

Next Post
“Jeta është e shtrenjtë, e pa kthyeshme”/ Shefi i Urgjencës thirrje të fortë: Mos lejo që jetët tona të humbasin për 4 rregulla

“Jeta është e shtrenjtë, e pa kthyeshme”/ Shefi i Urgjencës thirrje të fortë: Mos lejo që jetët tona të humbasin për 4 rregulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

January 1, 2026
“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com