• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do e bashkojnë opozitën zgjedhjet e reja në Kukës? Ish kreu i PD: Berisha-Basha ia kanë borxh kuksianëve…!

by Java News
17/08/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kukësi do të zgjedhë kryetarin e ri të bashkisë më 24 shtator. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve, pas vakancës së krijuar për shkak të shkarkimit kryebashkiakut socialist Safet Gjici prej video skandalit erotik të publikuar në media.

I ftuar për të folur rreth këtyre zhvillimeve, por edhe për kushtet të cilat opozita duhet të përmbushë për këto zgjedhje ishte Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës.

Gjatë intervistës në studion e ‘FaxNews’, me gazetaren Rovena Neziri, Elezi u ndal të analizonte potencialet e demokratëve në këto zgjedhje, dhe se a do të jetë i mundur një bashkim opozitar për të sjell fitoren në këto zgjedhje.

Ai u shpreh se opozita nuk ka shumë kohë për bashkim dhe se si Basha ashtu edhe Berisha ia kanë borxh Kukësit një unifikim, kjo pasi në 2019 ata ‘i falën’ zgjedhjet në këtë bashki.

“Ka dy kushte të cilat janë vendosur për zgjedhjet e reja të 24 shtatorit në Kukës. E para kërkohet që opozita të dali në zgjedhje me një kandidat të bashkuar dhe e dyta që kandidati të jetë me banim në Kukës. Është vënë ky kusht pasi ky është një problem i kahershëm, që i ka shqetësuar demokratët e Kukësit prej kohësh, fenomeni i katapultimit për zgjedhjen e kryetarit i cili nuk e njeh mirë qytetin. Kjo ka ndodhur në 2015,  dhe në 2019 ne e ‘falëm’ bashkinë e Kukësit, më pas edhe në 2023 ndodhi i njëjti fenomen, ai i katapultimit nga Tirana.

Nuk e dimë se sa është çuar ky mesazh te ‘Rithmeli’ pasi për të qenë të sinqertë kanë një elektoral të konsiderueshëm. Mungon një analizë e detajuar rreth organizimit të PD-së, si edhe njohjen e potencialeve dhe rreziqeve që vijnë nga kundërshtarët, çka e vështirëson edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet opozita. Kam pasur biseda dashamirëse rreth këtyre temave me anëtarë të partisë, edhe pse unë jam shkëputur nga Kukësi që në 2014,  kur u largova si kryetar partie, por që kam sugjeruar që kandidati të jetë i unifikuar dhe me banim në Kukës. Ndërhyrja nga Tirana si e Berishës ashtu edhe e Bashës e shoh si problematike pasi atje ka demokrat të përbërjeve të ndryshme dhe kjo nuk do e çonte në unifikim opozitën.

E kanë si detyrim që të arrihet një unifikim pasi në 2019 ata e falën të dy bashkë Kukësin, pasi nuk pati reagim nga Berisha dhe kishte vetëm një stimulim nga Basha në aksionin e vetë qorr-politikë. Edhe për të realizuar një bashkim në këtë moment prapë është e vështirë pasi nuk kanë shumë kohë. KQZ tha se fushata do të fillojë në 11 shtator, dhe koha është e pamjaftueshme si për organizimin elektoral ashtu edhe për fillimin e fushatës. PD ende nuk ka një kandidat çka e bën më të vështirë këtë situatë, ai duhej zgjedhur që në fillim  të korrik që të kishte kohë për tu njohur me elektoratin.” tha Elezi./m.j

Next Post
Armaldo do performojë në klub striptizmi? Ja si përgjigjet ish-banori i BBVA. Shpjegon dhe pse Luizi vijon ta “përndjekë’

Armaldo do performojë në klub striptizmi? Ja si përgjigjet ish-banori i BBVA. Shpjegon dhe pse Luizi vijon ta "përndjekë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In