• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do celebrojë në martesë Luizin e Kiarën? Veliaj: Nuk e di çfarë po gatuhet në tarracë. Çdo çift i ri është gëzim për Tiranën

by Java News
06/05/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luizi dhe Kiara do të kurorëzojnë mbrëmjen e sotme në martesë lidhjen e tyre të dashurisë, që u krijua në Big Brother Vip. I pyetur nëse ky kurorëzim do të bëhet në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi të mos i komentojë zërat, por as nuk e pohoi e as nuk e mohoi këtë.

“Nuk e di ç’a po gatuhet në tarracë, por di të them se për mua është një nga gëzimet më të mëdha kur çifte të reja i shtohen qytetit. Ndonjëherë ndihme keq për kryetarë të tjerë bashkish që vetëm pakësohen, po kur më pyesin njerëzit për Tiranën them: ‘Unë kam komplet hall tjetër’.

Është ‘hall’ i bukur që qyteti vetëm po shtohet. Besoj se për të gjithë ata që vendosin të jetojnë në Tiranë dhe t’ia fillojnë jetës këtu, kanë bërë një zgjedhje që është kompetitive, patjetër që qyteti ka garë”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se qyteti sot është më i përgatitur financiarisht për të mbështetur familjet e reja. Ai u shpreh se ashtu sikurse Luizi me Kiarën, çdo çift i ri është gëzim për Tiranën.

“Sot qyteti është më i përgatitur financiarisht, por dhe nga ana infrastrukturore, për të mbështetur familjet e reja. Fillon që me çekun e bebes, me çerdhe, kopshte, shkolla më të mira, me bonusin e qerasë apo me një kredi të butë. Çdo çift i ri është një gëzim për Tiranën, kështu që edhe Kiara me Luizin janë një gëzim i madh për Tiranën, sepse do krijohet një familje e re dhe do lindin ‘tironsa’ të rinj”, tha ai.

Artistët e mbështesin publikisht në zgjedhje, Veliaj: “Njerëzit e suksesshëm nuk duan të identifikohen me Saliun dhe Ilirin”

Nga Rita Ora e Ermal Meta dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Por, daljet publike të tyre në mbështetje të Veliajt janë sulmuar nga eksponentë të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pyetur në Neës 24 në lidhje me këtë çështje, kryebashkiaku Veliaj tha se asnjë artist i suksesshëm nuk dëshiron të identifikohet me Sali Berishën dhe Ilir Metën. “Renis Gjoka dhe projekti i tij “Rock dhe Dictator”, që u bë himni i fushatës parazgjedhore të Partisë Demokratike, është sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës. Eugent Bushpepa është mik i familjes tonë. Por, në demokraci biem dakord që të mos biem dakord. Renisi me Eugentin janë po aq shokë të mi, pavarësisht se politikisht ata preferojnë dikë tjetër. Pra, unë nuk i shoh ata si armiq, përkundrazi i gëzohem faktit që janë ndihmuar dhe sponsorizuar edhe ata nga bashkia. Tani pyetja është: Asfalti nuk ndërtohet me para publike? Patjetër! Po ndriçimi? Po shkollat, kopshtet? Po çerdhet? Po këndet e lodrave? Po ashtu edhe arti, kultura, teatrot, organizimet që bëjmë për Ditën e Verës etj. Për sa kohë që arti dhe kultura është një e mirë publike, do mbështetje nga të gjithë. Pyetja është: “Pse nuk i bëjnë edhe të tjerët?” Unë besoj fort se gjatë kohës së karantinës, kur bashkia çonte teatrin ose koncertin nëpër lagje, ishte një mënyrë për trajtim psikologjik të një situate të rënduar. Por, të thuash që Rita Ora merr para nga Bashkia e Tiranës? Zero! Sigurisht, ajo thotë do vij të këndoj falas, por foninë, ndriçimi, duhet ta vendosni sepse unë nuk vij me skeleri me vete nga Londra dhe Australia. Ndaj, patjetër do t’ia bësh gati skenën një artisteje të madhe, por as ajo, as Dua, nuk kanë marrë një kokërr qindarkë nga Bashkia e Tiranës”, tha ai.

Kreu i bashkisë nënvizoi se akuzat e opozitës e kanë theksuar edhe më shumë faktin se arti dhe kultura mbështesin një Tiranë që shkon përpara. “E kanë theksuar edhe më shumë faktin se arti dhe kultura mbështesin një Tiranë që shkon përpara. Në njëfarë mënyre na kanë dhënë një publicitet përtej asaj që prisnim. Këto janë video që janë krijuar në mënyrë spontane me cellular, ku e vetmja gjë që kanë thënë njerëzit është: “Lali paç fat dhe vazhdo, çoje Tiranën përpara, se është bërë një super qytet” dhe nuk kanë thënë asgjë për të sharë kundërshtarët, që janë shqetësuar kaq shume. Kjo duhet t’i bëjë njerëzit të mendojnë pse artistët e suksesshëm nuk duan të identifikohen me Saliun dhe Ilirin. Kjo është pyetja që është më e rëndësishme, se sa pse identifikohen me ne. Por ata nuk e kanë një përgjigje për këtë”, deklaroi Veliaj./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In