• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do bëhet Shqipëria si e gjithë Europa, me moton: Kush grabit më tepër ai është usta dhe kush nuk plaçkit është krejt budalla!

by Java News
23/10/2021 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Është ‘pasqyra’ sot e gjithçkaje që nisi mbrapsht 30 vite më parë, pas rënies së komunizmit, si një ndër modelet më të shëmtuara ekonomike dhe politike të mundshme në botë, për “ndërtimin” e shtetit demokratik.

Mashtruan dje kur thanë se e nisën “ndërtimin” e Shqipërisë, duke shkatërruar dhe vjedhur pasurinë e përbashkët, atë publike, që u ngrit me shumë mund dhe djersë për 50 vjet nga shqiptarët. Mashtrojnë edhe sot dhe nuk thonë asnjë fjalë përse dhe si i zhdukën veprat e mëdha, të ngritura pa asnjë borxh, duke shfrytëzuar edhe punën vullnetare.

Politik-bërësit e një kohe të mbrapshtë ngritën si të vetmin model ekonomik vjedhjen dhe grabitjen e pasurive kombëtare të shqiptarëve, duke shkelur mbi djersën dhe sakrificat e pupullit që për 50 vjet vuajti një ndër sistemet më totalitare në Europë.

Më të ndershmit, më punëtorët, më të drejtët, shumica dërrmuese e shqiptarëve të cilët punuan dhe besuan se vetëm me punë pavarësisht sistemit ndërtohej dhe zhvillohej vendi, jo vetëm nuk fituan asgjë, por mbetën spektatorë të grabitjes së djersës së tyre nga hajdutët, trafikantët, falsifikatorët, të paudhët, mashtruesit, kriminelët dhe frymëzuesit e tyre, të cilët sot prezantohen si të suksesshëm, të paarritshëm, njerëz të zotë, madje, madje shiten edhe si më patriotë.

Frymëzuesit e disa prej grabitjeve të shumta dhe të bujshme ishin pra, ata politikanë, të cilët ngritën dhe mbajtën si model zhvillimi sistemin ekonomik piramidal. U grabitën paratë njerëzve të ndershëm, para që ata i fituan me po aq mund e djersë, në vitet e para të emigracionit. I grabitën shqiptarët, pasurinë dhe të ardhmen e tyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

I vunë vulën dhe njollën e turpit grabitjeve të pasurive kombëtare në ’97, duke djegur Shqipërinë, dhe vepruan me të njëjtën strategji sa herë që plaçkisnin pa pasur asnjë turp, për të fshehur gjurmët dhe mëkatet. Fatkeqësisht nuk e ndalën kurrë modelin e tyre: atë të grabitjes. Grabitën gjithçka, derisa nuk u mbeti ndoshta asgjë më për të grabitur, veç pushtetit politik dhe juridik që kërkojnë ta mbajnë me çdo kusht, me qëllim për të mbrojtur pasurinë e vjedhur.

Me të njëjtën demogagji, se faji i prapambetjes historike-ekonomike i mbetet komunizmit, edhe për shkatërrimin e grabitjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, që nga bregdeti, hekurudhat, fabrikat, uzinat, pyjet, fushat, minierat, dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi, shumë prej tyre shiten sot si “ekspertë” të ekonomisë, model suksesi, progresi, premtojnë drejtësi, zhvillim, integrim.

Ata si të vetmin model suksesi që kanë, grabitjen, e shohin ende sot zhvillimin pa punë, pa treg, pa dije (me vetëdije), pa garë, pa një sistem drejtësie, pa të cilin nuk mund të ekzistojë një demokraci normale, funksionale!

Edhe vargjet e famshme të Nolit vërtetojnë se historikisht në Shqipëri nuk ka ekzistuar demokracia mbi parime shtet-formimi, sepse e djathta ka munguar, ose ka ekzistuar përmes një modeli: Kush fitonte më tepër, ai ishte usta,

dhe kush nuk plaçkiste ish krejt budalla.

Prandaj për grabitjet nuk mbajti kurrë përgjegjësi askush, për asgjë. ‘Drejtësia’ që ata ngritën si model pati vetëm një: grabitjen.

Sot Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa shërbim hekurudhor, edhe pse me hekurudha vlera e të cilit shkon në 30 miliard dollarë. Nëse do të bëhej një rivlerësim i tërë pasurisë kombëtare pas rënies së komunizmit, ajo besohet se kapte shifra prej qindra miliard dollarësh. E tëra e grabitur, ose e shkatërruar!

Ekonomia nga e çentralizuar normalisht duhej të kalonte dhe të përshtatej dalëngadalë në një ekonomi tregu, përmes një procesi të ndershëm privatizimi, me sektorë prioritarë si bujqësia, turizmi apo edhe industria e lehtë (vetëm kështu do të mund të tërhiqte investime të huaja dhe do të inkurajonte shqiptarët të ktheheshin për të investuar në Atdheun e tyre).

Çfarë ndodhi në 30 vjet? Cilët janë përgjegjësit e vërtetë të shkatërrimit të ekonomisë sonë?

Pyetje që e bëjnë më së shumti mes tyre vetë shqiptarët, ende pa një përgjigje!

(Shqiptarët i mësuan që të vidhnin edhe telat e telefonit apo shinat e hekurudhës për t’i shitur për skrap si kjo foto, gjatë grabitjeve në Lezhë, 1993).

Next Post
(FOTOT) Disa nga momentet më fatale në kinematografi, nga Brandon Lee te piloti i “Top Gun”

(FOTOT) Disa nga momentet më fatale në kinematografi, nga Brandon Lee te piloti i “Top Gun”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

July 8, 2026
Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

July 8, 2026
Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

July 8, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

July 8, 2026
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

July 8, 2026
Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

July 8, 2026
Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

July 8, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

July 8, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump rrit tensionet me Teheranin, paralajmëron rikthimin e bllokadës: Mund të godasim Iranin sonte

July 8, 2026
Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In